• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHPËTIMI I ALVINIT!”/ Babai u rrëmbye nga ISIS: I dhashë 500 € luftëtarit shqiptar dhe shpëtova… LETRA e të birit që zbuloi vendndodhjen
Home
Breaking News

“SHPËTIMI I ALVINIT!”/ Babai u rrëmbye nga ISIS: I dhashë 500 € luftëtarit shqiptar dhe shpëtova… LETRA e të birit që zbuloi vendndodhjen

7 January, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News

Sot Alvin Berisha është kthyer në pranë familjes së tij dhe po jeton i lumtur fëmijërinë, por detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i shpëtimit të babait, Afrim Berisha…detaje që na shërbejnë edhe për të kuptuar sakrificat që bën një prind për fëmijën.  Në një intervistë për gjigantin Euronews, Afrimi ka zbuluar se pasi vendosi që të shkonte vetë personalisht në Siri, ai është rrëmbyer nga ISIS, por ka shpëtuar pasi i ka dhënë 500 euro një luftëtari shqiptar.

“Mendoja vetë për Alvinin. Nuk isha i interesuar për asgjë tjetër, e dija rrezikun që më kanosej, por çfarë mund të bëja. Kam ndenjur me javë në Siri, pastaj më kapën ato të ISIS, por shpëtova pasi i dhashë 500 euro një luftëtari shqiptar”, tregon babai i Alvinit.

Afrimi arriti të shpëtonte duke u larguar nga Siria, por kjo nuk e ndaloi që të rikthehej çdo vit në kërkim të djalit 11-vjeçar derisa sa mori në dorë letrën që e përcaktonte qartë vendndodhjen e tij.

“Përshëndetje babi, si je? Jam unë, djali yt Jusuf- emri im shqiptar është Alvin. Më mungon babi. Më merr në shtëpi të lutem. Dua të shkoj në shtëpi.

Të dua dhe më mungon.

Djali yt, Alvini,” thuhet në letër.

Letra e Alvinit

Si Alvini janë edhe fëmijë të tjerë në atë kamp. Për Tomaso Della Longa nga Kryqi i Kuq, publikimi i kësaj historie me të gjitha përpjekjet individuale të babait të tij, shërbejnë për fillimin e bisedimeve me qeveritë për riatdhesimin e tyre.

“Ka filluar diskutimi për riatdhesimin e tjerë. Është aq komplekse sa nuk mund të ndodhë sot për nesër”, përfundoi ai.

Si përfundoi Alvini në kamp?
Historia e tij e trishtë nis që në moshën 6-vjeçare, kur e ëma braktisi familjen dhe e mori me vete në Siri, mes luftës dhe pasigurisë. Tragjedia do të bëhej edhe më e madhe, kur e ëma do të humbiste jetën së bashku me bashkëshortin e saj. Kur Alvini do të mbeste i vetëm, përpjekjet e të atit që të bëheshin edhe më të mëdha, që të mbërrinte në gjurmët e tij. Në emisionin “Le Iene”, babë e bir u takuan mes lotësh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A U HELMUA XHEVAT HANA? 8-vite pas vdekjes së Prokurorit të dosjeve “të nxehta”, familja kërkon ende drejtësi
Previous article QEVERIA E RE NË KOSOVË/ LDK fton Vetëvendosjen të reflektojë për ndarje të pushteteve

Delo.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT