• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPËRTHIMI TRAGJIK/ Gazetari libanez: Spitalet të tejmbushur, pacientët transportohen jashtë Bejrutit! Do rritet numri i viktimave
Home
Sociale

SHPËRTHIMI TRAGJIK/ Gazetari libanez: Spitalet të tejmbushur, pacientët transportohen jashtë Bejrutit! Do rritet numri i viktimave

5 August, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Në një intervistë ekskluzive për Report TV, gazetari nga Bejruti Abdallah Sfeir, u shpreh se situata në vend pas shpërthimit të pasdites së djeshme është e jashtëzakonshme.

“Ajo çfarë ndodhi në Liban, Bejrut është një katastrofë e jashtëzakonshme. Isha i ulur në shtëpinë time, duke shikuar Televizion në shtëpinë time dhe papritur ndjeva erëra të fuqishme që kalonin në dritaren time. E cila ishte një valë e nxehtë pas shpërthimit të jashtëzakonshëm që ndodhi në Bejrut”-tha Sfeir.

Situata në terren sipas tij është tejet e rëndë dhe pohon se shumë persona gjenden nën rrënoja edhe pse ende nuk ka të dhëna të sakta për numrin e tyre.

“Është një rrëmujë e jashtëzakonshme. Besoj se do të ketë më shumë raste, më shumë njerëz të lënduar dhe fatkeqësisht më shumë viktima. Jemi akoma në pritje të të dhënave nga zyrtare, ku janë të paktën deri tani 100 viktima dhe mbi 5000 të plagosur. Por me siguri ne po presim më shumë raste. Qindra njerëz gjenden ende nën rrënojat e ndërtesave të shembura, në pritje të ndihmës. Nuk kemi akoma të dhëna të sakta, sepse shpërthimi ishte I jashtëzakonshëm. Autoriteti i Mbrojtjes Civile Libaneze dhe Kryqi i Kuq po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar jetët e atyre. Por ne akoma nuk kemi të dhëna zyrtare”, deklaroi ai.

I pyetur për situatën në spitale, Sfeir u shpreh se për shkak të tejmbushjes dhe dëmtimit të disa prej tyre, ka nisur transportimi I të lënduarve jashtë Bejrutit në drejtim të spitaleve të zonave rrethuese.

“Spitalet në Bejrut janë të tejmbushur, sepse siç e dini ne kemi edhe me pacientët me Covid-19. Dhe tani kemi edhe të lënduarit të cilët po mundohen tu japin trajtimin e duhur, ti japin medikamentet e duhur. Por duhet të theksoj kemi mungesa në të gjitha aspektet. Tani ka filluar edhe lëvizja e pacientëve në spitalet e qytezave dha fshatrave ngjitur. Sepse disa edhe nga spitalet e Bejrutit janë të dëmtuar pjesërisht për shkak të shpërthimit. Fatkeqësisht  spitalet e Bejrutit janë të tejmbushur dhe të gjithë po mundohen të ndihmojnë sa më shumë të jetë e mundur. Shohim vullnetarë të shumtë në terren që mundohen të nxjerrin njerëzit nga rrënojat. Situata është e tmerrshme në çdo pjesë të Bejrutit”, tha Sfeir

Duke theksuar se situata në Bejrut është tejet e rëndë, gazetari libanez bën thirrje që njerëzit të dhurojnë gjak për të ndihmuar ata të cilët kanë humbur të afërmit e tyre nga shpërthimi, janë lënduar apo  kanë ngelur të pastrehë.

“Po patjetër. Nisur nga mbrëmja e djeshme, njerëzit kanë filluar të dhurojnë gjak, sepse sigurisht ka nevojë për sasi të mëdha gjaku, për të lënduarit. Disa libanezë kanë marrë nisma personale për të mbledhur para nga e gjithë bota. Ne po presim donacione, për të ndihmuar njerëzit që tani kanë nevojë në liban. Sepse kemi me mijëra njerëz që kanë nevojë për ndihmë në momentin që flasim në Liban” përfundoi fjalën e tij gazetari libanez.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRTHIMI TRAGJIK/ Shkalla e shkatërrimit që “shfarosi” Beirut-in e la 300,000 persona të pa strehë
Previous article SHPËRTHIMI TRAGJIK NË BEJRUT/ Takimi emocionues i qenit me pronarin e tij pas katastrofës (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë Aktualitet

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa Aktualitet

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri Aktualitet

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT