Dalin detajet e para nga shpërthim i fortë i eksplozivi qe ndodhi në orët e para të mëngjesit në një banesë në Mëzez të Tiranës.
Sipas të dhënave të para thuhet se shpërthimi ka ndodhur në një banesë private. Nga shpërthimi janë plagosur rëndë bashkëshortët, identifikuar si Lulzim dhe Lirie Selfo.
Informacioni i policise:
Më datë 15.05.2018, rreth orës 06:22 në zonën e Mëzezit, dy shtetasit L. S., dhe L. S., (bashkëshortë) kanë qënë duke dalë për në oborrin e shtëpisë dhe në momentin që kanë hapur derën e shtëpisë ka ndodhur një shpërthim ku si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar të dy bashkëshortët.
Shtetasit e dëmtuar janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.