Në orët e para të mëngjesit të sotëm është vendosur një sasi eksplozivi në afërsi të murit rrethues të një objekti që shërben si pikë transferte monetare në pronësi të P. K.
Sipas policisë, pika e transferimit të parave në ‘Don Bosko’ ndodhet në afërsi të banesës në pronësi të po këtij personi. Shpërthimi i eksplozivit ka shkaktuar vetëm disa dëme të vogla materiale.
Policia njofton se grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë që janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë pikë së transfertës për të shkuar në gjurmët e autorëve.


