• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shpërthimi në Shkodër, vjen dëshmia e Lulzim Kullës: Nuk e di kush e ka vënë tritolin
Home
Aktualitet
Kronikë

Shpërthimi në Shkodër, vjen dëshmia e Lulzim Kullës: Nuk e di kush e ka vënë tritolin

16 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Katër ditë pas atentatit ndaj shtetasit Lulzim Kulla në Shkodër grupi hetimor është përqendruar për të identifikuar se cili është personi, i cili ka lënë afër mjetit tip “Fouristradë” Lulzim Kullës motoçikletën me sasinë e tritolit që më pas shpërtheu. Asi nën mëngë për Policinë e Shtetit dhe prokurorinë janë vetëm pamjet nga kamerat e sigurisë.

Këto kamera sipas burimeve janë dërguar në Tiranë, sepse në policinë e Shkodrës ka qenë e pamundur për t’i hapur për shkak të disa kodeve që kërkojnë njohuri të larta në fushën e teknologjisë së informacionit. Ende nuk ka asnjë të dyshuar në lidhje me atentatin ndaj 42-vjeçarit Lulzim Kulla, ku përveç tij mbetën të plagosur dhe 7 persona të tjerë.

KAMERAT E SIGURISË
Burime pranë policisë së Shkodrës, dje bënë me dije se kamerat e sigurisë të ndërtesës (në pronësi të biznesmenit Kulla) ku ndodhi shpërthimi me 12 janar nuk kanë funksionuar. Shpresa e vetme për policinë janë kamerat e sigurisë të objekteve të tjera. Rreth 90 minuta përpara se të ndodhte shpërthimi, dyshohet se një person ka vendosur aty motoçikletën dhe më pas është larguar me shpejtësi. Sipas dyshimeve personi në fjalë ka pasur në kokë një skafandër dhe nuk e ka hequr për asnjë moment deri sa është larguar. Në këtë mënyrë askush nuk e ka parë në fytyrë duke e bërë të vështirë identifikimin e tij. E vetmja shpresë, nëse mund të quhet kështu, për policinë e Shkodrës janë kamerat e sigurisë, nëse arrihet që të hapen.

Nga ana tjetër, një grup i përbërë nga ekspertët më të mirë që ka policia e Shkodrës dhe prokuroria po punojnë intensivisht për zbardhjen e ngjarjes, por deri më tani është e vështirë që të arrihet në konkluzione. 20 persona të shoqëruar në policinë e Shkodrës më shumë kanë qenë dëshmitarë që kanë qëlluar rastësisht aty sesa persona që kanë lidhje me ngjarjen.

Sipas burimeve shtetasi Lulzim Kulla tashmë është jashtë rrezikut për jetën dhe ka nisur që të flasë duke komunikuar me familjarët dhe mjekët e spitalit të Traumës në Tiranë. Sipas burimeve biznesmeni Kulla në momentin e parë ka deklaruar për efektivët se “nuk e di se kush janë autorët dhe se kush mund ta ketë vendosur tritolin”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vëllai flet pas ekzekutimit të Ivanoviçit, zbulon frikën e madhe: E vërteta e vrasjes…
Previous article Monchi për Nainggolanin: Deri më tani asnjë ofertë nuk ka ardhur

Ina.Autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT