• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shpërthimi në Shkodër/ Kamerat zbardhin DINAMIKEN. Si u montua TRITOLI për atentatin ndaj LUL KULLES
Home
Breaking News

Shpërthimi në Shkodër/ Kamerat zbardhin DINAMIKEN. Si u montua TRITOLI për atentatin ndaj LUL KULLES

14 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tentativa për të ekzekutuar në fillim të janarit 2018 biznesmenin Lulzim Kulla në Shkodër, ka pasur një organizim perfekt të autorëve dhe porositësve të këtij krimi që tronditi Shkodrën, pikërisht në ditën kur po festohej përvjetori i themelimit të Policisë së Shtetit.

Hetimi i kryer nga prokuroria e Shkodrës, ka zbuluar me detaje ngjarjen e 13 janarit 2018, ku tre persona tashmë janë arrestuar nga prokuroria dhe lënë në “arrest me burg” nga gjykata e këtij qyteti.Ka dyshime të forta se atentati kundër Lulzim Kullës, mund të jetë organizuar në bashkëpunimim mes dy grupeve kriminale në Elbasan dhe Shkodër.

Tritoli u vendos në ndenjësen e motorit

Sipas dinamikës së krimit të ndërtuar nga pamjet filmike të sekuestrura në disa biznese në Shkodër dhe Elbasan, është vërtetuar se sasia e tritolit që ishte vendosur në motorçikletë ishte montuar pikërisht në ndenjësen e mjetit. Hetimi ka zbuluar se ndenjëses së motoçikletës i është hequr shfungjeri dhe më pas në vend të tij, është montuar sasia e tritolit.

Autorët janë kujdesur me përpikmëri që tritoli të mos shihej nga syri i kalimtarëve, dhe atë e kanë mbuluar, duke e mbyllur me tapiceri, dhe më pas i kanë dhënë formën e ndenjëses. Sipas hetuesve ka dyshime të forta se i gjithë ky proces është kryer në Elbasan, ndërkohë që prej këtej me një automjet tip “Wolsvagen Cady” është transportuar moto-bomba në drejtim të Shkodrës.

Automjeti “Wolsvagen Cady” sipas pamjeve filmike të sekuestruara tashmë nga policia dhe prokuroria, dukej qartë se ditën e ngjarjes ka hyrë në Shkodër, duke marrë drejtimin në unazën e qytetit. Siç ka rezultuar më pas automjeti është afruar afër objektivit se ku do vendosej dhe prej makinës është zbritur moto-bomba, që ishte përgatitur për tu vendosur pranë automjetit të Lulzim Kullës.

I gjithi me të zeza
Personi që zbriti moto-bombën nga makina ka qënë tërësisht i mbuluar me të zeza dhe në kokë mbante një kapele. Ai është afruar në këmbë së bashku me motorçikletën që e mbante në duar dhe pasi e ka vendosur shumë pranë makinës së Lulzim Kullës, është larguar pa kryer asnjë veprim tjetër.

Dyshimet e prokurorisë dhe policisë së Shkodrës, qëndrojnë në faktin se një person tjetër që ka qëndruar në distancë, mund të ketë aktivizuar lëndën plasëse, sapo ka parë Lulzim Kullën të dalë nga biznesi i tij, dhe të hyjë në makinë. Si pasojë e këtij shpërthimi të fuqishëm 8 persona mbetën të plagsur, ndërkohë vetë objektivi i këtij atentati Kulla ka marrë disa shembje në trup.

Parkimi në unazë e modifikimi në servis
Ndërkohë automjeti tip “Ëolsvagen Cady” është parkuar në zonën e unazës së qytetit dhe aty nuk ka lëvizur për gjatë gjithë natës. Të nesërmen automjeti është marrë nga parkimi nga të arrestuarit Endrit Çopja dhe Ardjel Lulaj, duke u transportuar në Elbasan.

Prokuroria dhe policia e Shkodrës që kanë udhëhequr hetimin kanë siguruar pamjet filmike të një servisi në Elbasan, ku mjetit në fjalë i bëhen disa modifikime, me qëllim shuarjen e çdo dyshimi. Prezent në modifikimin e makinës kanë qënë dy personat e arrestuar si të dyshuar në këtë atentat Endrit Çopja dhe Ardjel Lulaj.

Pas modifikimit të makinës, në pjesën e xhamave, Lulaj dhe Çopja janë strehuar në një bazë të tyre, deri sa u arrestuan në ambjentet e tregut agro-ushqimor në qytetin e Elbasanit. Dy autorët e dyshuar të atentatit ndaj Kullës nuk kanë pranuar akuzat gjatë marjes në pyetje, ku Çopja ka pranuar se ka qënë disa herë në Shkodër dhe më konkretisht plot 5 herë.

Sipas tij në Shkodër ai ka shkuar për të blerë një sasi prej 20 kg kanabis tek një person që nuk ja dinte emrin. Gjithmonë sipas dëshmisë së tij, drogën e kishte blerë dhe më pas e kishte shitur sërisht. Ndërkohë i arrestuari tjetër Ardjel Lulaj, ka pohuar se ditën e ngjarjes ka qënë në Elbasan dhe se punon si shofer pranë drejtorisë së shërbimeve sociale në bashkinë e Elbasanit.

I arrestuari i tretë për këtë ngjarjes është Serxho Teta, i cili dyshohet se është bashkëpuntor në këtë krim. Gjatë kontrollit të banesës Serxho Tetës i janë gjetur 50 fishekë dhe se ka bërë kundërshtimin e punonjësve të policisë.

d.c./shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Real Madrid – PSG, njihuni me formacionet e mundshme
Previous article Koment: Ekonomia e Rusisë dhe fushata elektorale (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos Aktualitet

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se... Aktualitet

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT