• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPËRTHIMI NË MAGAZINËN E FISHEKZJARREVE/ Kush ishin tre të rinjtë që humbën jetën tragjikisht! 18-vjeçari shqiptar, baba i një vajze 4 muajshe
Home
Aktualitet
Kronikë

SHPËRTHIMI NË MAGAZINËN E FISHEKZJARREVE/ Kush ishin tre të rinjtë që humbën jetën tragjikisht! 18-vjeçari shqiptar, baba i një vajze 4 muajshe

21 November, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Tre të rinj ishin viktimë e një shpërthimit të fortë në një magazinë të jashtëligjshme fishekzjarrësh në Itali. Ngjarja e rëndë, që i mori jetën një 18-vjeçari shqiptar, Samuel Tafçiu dhe dy motrave binjake, Sara dhe Aurora Esposito, 26 vjeç, ndodhi pak ditë më parë në zonën e Napolit.

Të rinjtë që humbën jetë, ishin edhe prindër të dy fëmijëve. Tragjike ishte fakti që të rinjtë punonin në atë magazinë për vetëm 20 euro në ditë, në mënyrë të paligjshme dhe të pa siguruar.

Siç shkruajnë mediat italiane, pronari i magazinës ia ka regjistruar pronën vajzës së tij 13-vjeçare. Ai u akuzua për vrasje të shumëfishtë, fatkeqësi nga pakujdesia dhe posedim të paligjshëm të lëndës shpërthyese.

Prindër shumë të rinj

Samueli jetonte në Ponticelli dhe pavarësisht moshës së tij të re, tashmë ishte baba i një vajze 4 muajshe dhe kërkonte një mënyrë për të ecur përpara pasi kishte punuar tre muaj si punëtor magazine, por pa u paguar. Ai kishte mbërritur në Herculaneum përmes një shoku dhe kishte filluar punë në magazinën e fishekzjarreve.

Samueli jetonte bashkë me partneren e tij në shtëpinë e vjehrrës së tij. Siç ka dëshmuar kjo e fundit për mediat italiane, ai kishte tre muaj që kishte punuar në një magazinë tjetër, po nuk ishte paguar.

“Kush i thotë mbesës sime që nuk ka më baba. Në moshën 18-vjeçare nuk mund ta humbësh jetën kështu”, tha mes lotësh Anna Campagna, vjehrra e 18-vjeçarit.

Ndër të tjera ajo është shprehur se Samueli e kishte gjetur punën mes miqve dhe donte të mbante familjen e tij.

“Brenda ishin dhëndri dhe dy vajzat. Na thirrën në orën 13 dhe gjithçka ishte në rregull. Në orën 15 na njoftuan se fabrika e vogël kishte shpërthyer. Dhëndri im la pas gruan 17-vjeçare dhe një fëmijë katër muajsh. Ai donte të mbante familjen, këtë punë e kishte gjetur përmes miqve. Samueli kishte tre muaj që punonte në magazinë, por nuk kishte marrë rrogë. Ai, vajza ime dhe vajza e vogël jetojnë me mua. Unë kam 4 fëmijë të tjerë, çfarë mund të bëj? Unë blej qumësht dhe pelena për fëmijën”, thotë ajo.

Ndërsa dy vajzat binjake ishin banore në Marigliano, të rritura pa baba që u nda nga jeta shumë herët. Aurora ishte nënë e një vajze pesëvjeçare, ndërsa Sara kishte dashuri të pakufishme për atë vajzë të vogël.

Binjaket e pandashme, Sara dhe Aurora ishin gjithmonë bashkë. Në një postim që daton në vitin 2022, Sara i uron ditëlindjen binjakes së saj në 24-vjetorin e tyre:

“Urimet më të mira për mua, por urimet më të mira edhe për ty. Ditëlindja jonë, dita që linda unë, dita që linde ti. Me ty nuk kam nevojë të të kërkoj për të tërhequr vëmendjen tënde sepse, sidoqoftë, ti e ndjen kur unë nuk jam mirë ashtu siç e ndjej unë për ty dhe askush nuk mund ta kuptojë kurrë. Ti je gjithmonë aty, si nënë, shoku më i mirë, baba, djalë. Ti je binjakja ime dhe jam shumë krenare ta them sepse jam krenar për ty. Urimet më të mira”.

Vajzat nuk e kanë fshehur kurrë dashurinë për nënën e tyre Lucia, gruan që i ka rritur vetëm. Vajzat me sa duket punonin atje për të ndihmuar familjen.

Nëna ka postuar në rrjetet sociale një video kujtimi të vajzave të saj, me një koment shumë të shkurtër: “Më thyet zemrën”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SËRISH LËVIZJE NË POLICINË E SHTETIT/ Ndryshojnë disa nga zëvendës drejtuesit në qarqe! Rotacion dhe në strukturat e hetimit të krimit
Previous article VRASJA E EDUART REÇIT/ Eksperti: Hera e parë që përdoret një armë e tillë, skenar i mirëorganizuar

s.autor

Postime të ngjashme

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT