• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPËRTHIMI NË LUSHNJE/ Gjykata liron biznesmenin Leonard Gjin
Home
Aktualitet
Kronikë

SHPËRTHIMI NË LUSHNJE/ Gjykata liron biznesmenin Leonard Gjin

18 March, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë të lirë këtë të hënë biznesmenin Leonard Gjini, i arrestuar pas shpërthimit të 1 Marsit në Lushnje.

“Gjykata vendosi vleftësimin e paligjshëm të ndalimit të personit nën hetim Leonard Gjini, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Vendosi të mos caktojë asnjë masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim pasi mungon dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, thuhet në vendimin e GJKKO, që urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij.  

Nën akuzë pas ngjarjes u vunë dhe 5 zyrtarë, 4 prej të cilëve punonjës të bashkisë ndërsa 1 tjetër i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Lushnje. Ndaj tyre Gjykata e Fierit kishte vendosur masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit dhe pezullimin nga detyra, masa të cilat u lanë në fuqi edhe nga Gjykata e Posaçme.

Nga shpërthimi i 1 Marsit në një kapanon në ndërtim në Lushnje, gjetën vdekjen babë e bir dhe u plagosën 7 të tjerë.

Çështja i kaloi SPAK me vendim të Prokurorisë së Fierit, e cila moskompetencë për këtë çështje, duke qenë se mes të akuzuarve për këtë ngjarje është dhe deputeti socialist, Bujar Çela.Ky i fundit mbeti vetë i plagosur në atë shpërthim të regjistruar në magazinën në pronësi të tij, e cila rezultoi në tejkalim të lejes së ndërtimit. Ndaj deputetit Cela rëndojnë 3 vepra penale: “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Ndërtimi i paligjshëm”, dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT TRAGJIK/ Makinat përplasen “kokë më kokë”, humb jetën 30-vjeçari shqiptar në Itali
Previous article AKSIDENTI ME KATËR VIKTIMA NË TEPELENË/ Arrestohet shoferi 46-vjeçar i BMW-së

s.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT