Në datën 5 janar në një restorant në lagjen “The village” në Ferizaj ka ndodhur një shpërthim i një bombole gazi, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur 42 persona.
Brenda restorantit dyshohet se ka shpërthyer një bombolë e gazit, ku përveç dhjetëra të lënduarve janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.
Nga ky shpërthim u plagosën 42 persona, klientë dhe punonjës të restorantit. 16 janë në qendren kryesore klinike universitare, prej tyre 6 me gjendje të rënduar. Ndërkohë janë transferuar në Turqi katër nga 6 prej pacienteve më të plagosur.
Për “Shqipëria Live”, drejtori i Shëndetësisë komuna Feriza, Bekim Ademi, i cili tha se mes të plagosurve kanë qenë edhe 2 fëmijë të moshës 2-3 vjeçare. Sipas tij, fëmijët nuk kanë paraqitur rrezik për jetën.
Shpërthimi i fuqishëm në një lokal në Ferizaj/ Drejtori
“Nga 42 persona që fillimisht morën trajtimin mjekësor në Feriza, 15 u tranferuan në Kosovë për të marrë trajtim më të specializuar. Kryesisht shkalla e diegies ishte mbi 30 për qind, që është një gjendje e rëndë. Diegie në fytyrë, duar, kraharor e gjymtyrë të tjera”, tha Ademi.
Ky i fundit shtoi se gjashtë prej tyre janë në gjendje akoma më të rëndë pasi kanë diegie të shkallës mbi 40 për qind.
“Katër janë transferuar në Turqi dhe dy të tjerë po bëhet përpjeke e vazhdueshme që t’i dërgojmë jashtë. Janë nisur vetëm katër ne Turqi pasi ambasada turke është zotuar vetëm për 4 persona”, përfundoi Bekim Ademi.