• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPËRTHIMI NË DROPULL/ Ministria e Mbrojtjes: Nuk dihet ende nëse ishin granata apo bombola gazi
Home
Breaking News

SHPËRTHIMI NË DROPULL/ Ministria e Mbrojtjes: Nuk dihet ende nëse ishin granata apo bombola gazi

12 August, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje për situatën e zjarreve në vend. Ministria njofton se ka vatra aktive në Kolonjë, Pukë, Tiranë, Peqin dhe Berat, por asnjëra prej tyre nuk përbën rrezik të lartë.

Sa i përket shpërthimeve në bashkinë Dropull, ende nuk janë konfirmuar nëse mund të kenë qenë granata të Luftës së Dytë Botërore apo bombola gazi në një grumbull mbeturinash.

Njoftimi i plotë:

Zjarri në afërsi të fshatit Shemri në vendin Kodrat e Lakut të Mollës, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës po mbahet nën kontroll nga forcat, në mënyrë që të mos përhapet afër banesave. Po punohet edhe nga ajri me helikopter
Është normalizuar zjarri në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, pas ndërhyrjes së helikopterit
Zjarri në Malin e Tërbunit, bashkia Pukë. Po punojnë zjarrfikës, shërbimi pyjor dhe forca të tjera. Flakët kanë rënë në sipërfaqen pyjore, rrezikohet edhe përhapja në kurorë. Po ndërhyhet edhe nga ajri me helikopter.
Një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre, pisha e dushqe në fshatin Mbreshtan, bashkia Kolonjë. Nuk ka rrezik për zonën e banuar.
Është nën kontroll zjarri në fshatin Radat. Sipas informacioneve nga emergjencat civile të bashkisë Dropull i Poshtëm në vendgjarje ka mbërritur Zjarrfikësja e Bashkisë Gjirokaster dhe strukturat e ushtrisë. Përsa i përket shpërthimeve ende nuk janë konfirmuar nëse mudn të kenë qenë granata të Luftës së Dytë Botërore apo bombola gazi në një grumbull mbeturinash. Nuk ka rrezik për banesa. Ka një vatër zjarri në mes të shpatit të malit, ku po ndërhyjnë forcat e ushtrisë dhe zjarrfikëset.
Një zjarr në sipërfaqe me shkurre është njoftuar në fshatin Qinam në Tiranë, pa rrezik për banesa.
Është riaktivizuar një vatër zjarri në fshatin Thirrë në bashkinë Mirditë. Zjarri po shkon drejt fshatit Gështenjas dhe mund të rrezikojë banesat. Forcat zjarrfikëse, banorët po punojnë për ta vënë nën kontroll. Janë nisur dhe forca nga DMR Kukës.
Në fshatin Sinametaj, Nj.A Karinë, në bashkinë Peiqn ka një vatër zjarri në shkurre e bimësi të ulët. Në zonë po shkojnë zjarrfikësit e zonës, por terreni është mjaft i vështirë dhe mjetet nuk mund të mbërrijnë deri aty.
Në fshatin Pashalli, në Poshnje të Beratti është raportuar një zjarr në shkure, në afërsi të pyllit me pisha. Situata po ndiqet nga zjarrfikësit dhe pushteti vendor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOSOVA MIRATON MASA TË REJA/ Kërkohet dëshmi vaksinimi nga 20 gushti për ambientet publike
Previous article ZJARR NË MEMALIAJ/ Nga flakët shpërthejnë municionet luftarake, terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen

s.autor

Postime të ngjashme

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' Breaking News

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt'

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë! Aktualitet

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë!

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim... Breaking News

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT