Një auto-cisternë shpërtheu dje në zonën Borgo Panigale në autostradën A14, në Bologna, Itali. Dy persona humbën jetën ndërsa, 67 të tjerë janë plagosur ku 14 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Sipas burimeve të para shkaku i shpërthimit ka qenë një aksident rrugor i kamionit çisternë që transportonte lëndë djegëse me disa makina të tjera.
Tragjedia mund të ishte edhe më e madhe nëse heroi Andrea Anzolin nuk do të ndalonte për të ngritur alarmin. Ai u largua nga rrota për të ndihmuar të plagosurit.
Dëshmitarët, nën dhimbjen e plagëve tregojnë se si ai nisi të ulërasë se kamioni ishte gati të shpërthente. Pastaj vala e goditjes e hodhi njëzet metra tutje duke i shkaktuar vdekjen.
Djegiet e rënda në të gjithë trupin i shkaktun vdekjen e menjëhershme.
Ashtu si ai, njëmbëdhjetë policë që ishin në një kazermë jo shumë larg aksidentit, vrapuan në rrugë për të ofruar ndihmë. Ata bllokuan trafikun pranë urës dhe larguan kalimtarët, duke u kërkuar të gjithë të mbylleshin në shtëpi. E falë gjithë të pranishmëve, tragjedia nuk morri përmasa më të rënda.


