• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHPËRTHIMI NË BEJRUT/ Në hetime do të marrë pjesë edhe FBI-ja amerikane
Home
Nderkombetare

SHPËRTHIMI NË BEJRUT/ Në hetime do të marrë pjesë edhe FBI-ja amerikane

13 August, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Nënsekretari amerikan për Çështje Politike, David Hale ka thënë se Byroja Federale e Hetimeve (FBI) do t’iu bashkohet hetuesve ndërkombëtarë në kërkimet rreth shpërthimit vdekjeprurës të 4 gushtit në Bejrut.

Hale ka thënë më 13 gusht se hetuesit e FBI-së do të marrin pjesë në këto hetime, pas ftesës së bërë nga autoritetet e Libanit. Ai i ka bërë të ditura këto detaje përgjatë një vizite në lagjen e shkatërruar nga shpërthimit të javës së kaluar, që ka lënë të vdekur më shumë se 170 persona dhe ka plagosur më shumë se 6,000 të tjerë.

Si pasojë e shpërthimit, rreth 300,000 persona besohet se kanë mbetur të pastrehë. “FBI-ja do t’iu bashkohet shumë shpejt hetuesve libanezë dhe atyre ndërkombëtarë, me ftesë të Libanit, në mënyrë që të ndihmojmë në gjetjen e përgjigjjeve për pyetjet që e dimë se të gjithë i kanë rreth kushteve që kanë nxitur këtë shpërthim”, ka thënë Hale, shkruan Rel.

Përgjatë vizitës së tij treditore, Hale pritet të theksojë nevojën që Libani të kryejë forma të mëdha politike. Shpërthimi i 4 gushtit ka rritur shkallën e zemërimit ndaj liderëve të Libanit, i cili përballet me krizë ekonomike dhe pandemi të koronavirusit.

Shpërthimi është thënë të ketë ndodhur si pasojë e ndezjes së 2,750 tonëve të nitratit të amonit, që ka qëndruar në portin e Bejrutit për gjashtë vjet në mënyrë të pasigurt. Qeveria e Libanit, në krye me Hassan Diab ka thënë dorëheqje më herët gjatë kësaj jave, pas disa ditëve të protestave në rrugë.

Parlamenti i Libanit ka miratuar të enjten shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, duke i dhënë ushtrisë fuqi për të shpallur orë policore, të ndalojë organizimet në rrugë si dhe të censurojë mediat.

Organizata Ndërkombëtare, Human Rights Ëatch ka shprehur shqetësim se kjo masë do të shërbejë “si arsyetim për shtypje të protestave dhe do të hedhë poshtë ankesat legjitime të një pjesë të popullsisë së Libanit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Çfarë është “imuniteti i tufës” dhe pse shifra është gjithmonë e paqartë
Previous article SHOQET QË U BËNË "MOTRA"/ Miqësitë e VIP-ave shqiptarë që i kanë rezistuar viteve

F.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT