Pas shpërthimit të djeshëm në Bejrut, autoritetet shtetërore kanë nisur hetim sesi ndodhi gjithë kjo katastrofë që numëron qindra të vdekur, mijëra të plagosur, dhe dëme të konsiderueshme material.
Por si ka ndodhur e gjithë kjo? Mediat ndërkombëtare kanë arritur të zbulojnë disa të dhëna:
Nitrati amoniakut në sasinë 2,750 tonë, arriti në portin e Bejrutit aksidentalisht në shtator 2013, në bordin e anijes Rhosus, anije ruse që udhëtonte me flamurin e Moldavisë.
Rhosus, sipas informacioneve të dhëna nga porti, ishte nisur nga Gjeorgjia për në Mozambik.
Gjatë rrugës së vet për në Mozambik, anija u detyrua të ankorohet në Bejrut pas problemeve teknike në det. Zyrtarët libanezë e ndaluan anijen për lundrim, shumica e ekuipazhit e braktisi anijen dhe pronarët po ashtu.
Kargoja e rrezikshme u vendos në Hangarin 12 në portin e Bejrutit.
Zyrtarët e doganës derguan të paktën 5 letra për degën juridike ndërmjet 2014 dhe 2017, duke kërkuar një urdhër që materiali I rrezikshëm të lëvizej. Propozimet ishin: eksportimi I nitratit për ushtrinë libaneze, apo duke ia shitur atë kompanive libaneze të eksplozivëve.
Ata nuk morën asnjëherë përgjigje dhe për tre vjet, pas letrës së fundit, nitrati I amoniakut ishte ende në hangar deri ditën e djeshme kur ndodhi shpërthimi katastrofik.



