• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHPËRTHIMI I VARIANTIT OMICRON/ Mbi 250 000 izraelitë marrin dozën e katërt të vaksinës
Home
Nderkombetare

SHPËRTHIMI I VARIANTIT OMICRON/ Mbi 250 000 izraelitë marrin dozën e katërt të vaksinës

10 January, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Rreth 254,000 izraelitë kanë marrë një dozë të katërt të një vaksinimi kundër coronavirusit në javën e parë të disponueshmërisë, tha të dielën Ministria e Shëndetësisë, ndërsa vendi po përballet me një rritje të infeksioneve për shkak të variantit Omicron.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, deri më tani, vetëm personat mbi 60 vjeç, staf mjekësorë dhe ata me sistem të dobët imunitar kanë të drejtë për një injeksion të katërt.

Kryeministri izraelit Naftali Bennett vlerësoi të dielën marrjen në numër të lartë të vaksinave nga grupet më të rrezikuara si “një përgjigje e jashtëzakonshme që do të parandalojë shumë sëmundje dhe vuajtje të rënda”.

Për shkak të përhapjes së variantit më të transmetueshëm Omicron, vendi ka parë një rritje të paprecedentë të infeksioneve të reja ditore, duke regjistruar më shumë se 17,500 raste të dielën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Në dritën e numrit në rritje të rasteve, gjithashtu në mesin e punonjësve mjekësorë, Ministria e Shëndetësisë po shqyrton mundësinë e lejimit të mjekëve dhe infermierëve që të vazhdojnë të punojnë edhe kur rezultojnë pozitivë me coronavirusin për sa kohë që ata nuk shfaqin asnjë simptomë, sipas raportimeve të mediave.

Ndërsa Izraeli u vlerësua në të kaluarën si një model për përpjekjet e tij të vaksinimit, fushata ka stagnuar disi.

Vetëm rreth 61 për qind e 9.4 milionë izraelitëve konsiderohen ende të vaksinuar, që do të thotë se ata janë vaksinuar dy herë dhe kanë kaluar më pak se gjashtë muaj pas vaksinimit të dytë, ose kanë marrë një vaksinim përforcues.

Në anën tjetër, rreth 30 për qind e popullsisë nuk janë fare të vaksinuar dhe, për rreth 9 për qind, vlefshmëria e vaksinimit tashmë ka skaduar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI I FUQISHËM/ Paralajmëron profesori grek: Paslëkundjet mund të vazhdojnë me javë
Previous article "PËR MUA ISHTE GJË E BUKUR"/ Donaldi i shpjegon Beatrix kuptimin e datës 9 janar: Është ditëlindja e...

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës Botë

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar Botë

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar? Botë

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT