• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPËRTHIMET NGA BOMBOLAT E GAZIT/ Eksperti: Si ta dalloni me ujë dhe sapun nëse ka rrjedhje
Home
Sociale

SHPËRTHIMET NGA BOMBOLAT E GAZIT/ Eksperti: Si ta dalloni me ujë dhe sapun nëse ka rrjedhje

18 July, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Vetëm në tre ditët e fundit, në qytete të ndryshme janë shënuar 3 ngjarje me rrjedhjen e gazit nga bombolat, duke lënë kështu edhe të plagosur. Në një intervistë për Report Tv, Riza Dokaj, inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial, shpjegon arsyet pse ndodh diçka e tillë, e konkretisht në rastet e fundit, në argjendarinë në ish-Bllok, e në Selenicë.

“Gjëja e parë që duhet të bëjë qytetari është që bombola e gazit të jetë kolauduar. Kolaudim do të thotë që të jetë me kontroll teknik. Kontroll teknik që kryhet nga organe të miratuara. Kur vjen bombola e re shoqërohet me deklaratë konformiteti nga prodhuesi. Deklarata e përcakton afatin e përdorimit të kësaj bombole për 10 vjet. Kurse në rastin e bombolave të cilat janë futur në treg, çdo 5 vjet bëhet kontrolli teknik, përsëri nga këto organe të miratuara. Pas bombolës, problemi i madh është instalimi.

Nga ventili dalës i bombolës deri tek vatra apo burimi ku përdoret, sepse mund të përdoret edhe si në rastin e argjendarisë në Bllok, për ngjitje, për saldim. Pra, të gjithë këto aksesorët duhet të jenë të kontrolluara e të certifikuara. Tubi nga ventili deri te soba duhet të jetë brenda afatit të përdorimit të garancisë së saj. Nuk duhet të ketë plasaritje, nuk duhet të ketë çarje dhe të jetë tub që përdoret për gaz. Po marrim rastin e Selenicës. Qytetari kishte bërë bashkimin e bombolës me vatrën me tel dhe e kishte shtrëngua, gjë e cila nuk lejohet” tha Riza Dokaj, inspektor pranë ISHTI-t.

Sipas inspektorit, thuajse në pjesën më të madhe të ngjarjeve, nuk ka shpërthim të bombolave të gazit, por vetëm rrjedhje të tij. “Pothuajse në mbi 90% e rasteve nuk ka pasur shpërthim të bombolave, por problemet kanë ardhur si rezultat i rrjedhjes së gazit. Rrjedhja e gazit konstatohet kryesisht në tubin që bën bashkimin nga bombola deri te vatra, te soba apo te pajisja që përdoret ky gaz” u shpreh Riza Dokaj.

Riza Dokaj shprehet se pasi është instaluar bombola, dhe që një familjar të kuptojë nëse ka rrjedhje gazi ose jo, mund ta provojë me një shembull shumë thjeshtë si ujë me sapun dhe në asnjë moment me shkrepëse. “Pasi e kemi montuar bombolën dhe e kemi vendosur tubacionin dhe e kemi lidhur me vatrën mund të bëhet një testim i thjeshtë. Hapet ventili kryesor i bombolës dhe testohet me shkumë, thjesht ujë me sapun, lyen pikat e kontaktit ku bëhet bashkimi i tubacionit me sobën dhe me bombolën. Hapet ventili dhe shtohet nëse ka ose jo rrjedhje. Rrjedhja dallohet sepse nëse ka rrjedhje uji me sapun fryhet në formën e tullumbaces” përfundoi ai. Dy ditë më parë në Tiranë mbetën 5 persona të lënduar, mes të cilëve edhe çifti i bashkëshortëve e pronarë të argjendarisë, pas rrjedhjes së gazit në bodrumin e biznesit të tyre, që përdornin për përpunimin e floririt.

/Shqiptarja.com/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I JASHTËZAKONSHËM/ Kallakut i Teutës driblon kundërshtarët dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)
Previous article LIVE/ Luhet ndeshja kualifikuese Champions Teuta-Ventspils. Rezultati 1-0

F.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme Aktualitet

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun Aktualitet

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT