• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPËRTHIMET ME EKSPLOZIV NË ATHINË/ Dalin EMRAT e 3 shqiptarëve të implikuar
Home
Aktualitet
Kronikë

SHPËRTHIMET ME EKSPLOZIV NË ATHINË/ Dalin EMRAT e 3 shqiptarëve të implikuar

30 April, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia greke ka arritur të zbardhë dy raste të vendosjes së eksplozivit në Athinë dhe ka identifikuar autorët, të cilët dyshohet se janë pjesë e grupeve kriminale gjobëvënëse.

Ngjarja e parë e zbuluar është vendosja e eksplozivit pranë një karburani në orët e para të mëngjesit të 8 marsit të këtij viti në Pire. Shpërthimi i fortë që u dëgjua kilometra larg, shkaktoi dëme të shumta në karburant dhe në automjete të parkuara.

Për ngjarjen policia identifikoi dhe arrestoi shtetasin Geni Çato, 37 vjeç nga Përmeti dhe shtetasin tjetër shqiptar, i cili përdor emrat Evis, Ervis, Kostas, Kostantinos, Kristo dhe Ilia dhe mbiemrat Shyti, Rushiti, Boukouvalas, Prifti dhe Dhima dhe vitlindjet 1984 dhe 1987.

Ngjarja e dytë e zbuluar është vendosja e eksplozivit në 12 mars një kantinë vere në Kalithea, në pronësi të një biznesmeni që zotëron edhe një lokal nate e një bar-kafe. Për ngjarjen janë arrestuar Kristo Xhixho, 35 vjeç nga Durrësi dhe greku Antonis Karapasias, 39 vjeç.

Sipas burimeve, Xhixho ka qenë personi që ka marrë me qira automjetin që është përdorur ditën e ngjarjes ndërsa Karapasias ka vendosur eksplozivin. Durrsaku, sipas informacioneve, është bodyguard në grupin e mafiozit grek Mouskouris.

Gjatë operacionit ka rënë në pranga edhe shtetasi shqiptar Aristotel Stefanidhi, 23 vjeç nga Këlcyra. Ai dyshohet se ka marrë me automjet nga banesa Kristo Xhixhon dhe gjatë kësaj kohe ka qenë i armatosur me pistoletë. Stefanidhi njihet si shoqërues i Xhixhos gjatë lëvizjeve të tij dhe punon gjithashtu si bodyguard në lokale nate.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOMPLEKSI I GËZIM ÇELËS SKENË KRIMI/ Detajet e reja: I vihet shirit. 6 muaj hetime, zyrtarët e IKMT-së s’kryen kontrolle
Previous article "KUR I BËRA DUSH, I DOLI GJAK"/ Nëna tregon si e kuptoi përdhunimin e 31-vjeçarit në Elbasan

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË LIQENIN E KOMANIT/ Përplasen dy skafe, disa të plagosur Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË LIQENIN E KOMANIT/ Përplasen dy skafe, disa të plagosur

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT