Nje shperthim i madh ka tronditur Tiranen mengjesin e dites se sotme ku i eshte vendosur tritoli nje banese e cila ndodhet ne periferi.
Nga shperthimi jane shkaktuar shume deme materiale gjithashtu jane dmetuar edhe pronaret e baneses te cilet jane derguar ne spital dhe ndodhen ne gjendje te rende.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërkohë që po merren në pyetje familjarë dhe fqinj të çiftit.
Sipas dyshimeve te para te policise dyshohet per nje konflikt pronesie qe familja ka patur.
Njoftimi i Policise:
Më datë 15.05.2018, rreth orës 06:22 në zonën e Mëzezit, dy shtetasit L. S., dhe L. S., (bashkëshortë) kanë qënë duke dalë për në oborrin e shtëpisë dhe në momentin që kanë hapur derën e shtëpisë ka ndodhur një shpërthim ku si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar të dy bashkëshortët. Shtetasit e dëmtuar janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.


