• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIVE, FOTO/ Shpërthim në stacionin qendror të autobusëve në Manhattan, ka të plagosur
Home
Nderkombetare

LIVE, FOTO/ Shpërthim në stacionin qendror të autobusëve në Manhattan, ka të plagosur

11 December, 2017 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orën 6.30 të mëngjesit në një stacion metroje pranë terminalit të autobusëve në Manhatan të Shteteve të Bashkuara, vetëm disa blloqe larg sheshit të njohur Times Square në Nju Jork.

Agjencitë e përforcimit të ligjit raportuan se shpërthimi nuk ndodhi i plotë, por ishte i pjesshëm. Forcat policore dhe zjarrfikësit kanë ndëhyrë në kohë.

Policia e Nju Jorkut njofton se është duke iu përgjigjur raporteve për një shpërthim në stacionin qendror të autobusave në Manhatan.

Incidenti thuhet se ndodhi të hënën në mëngjes në Terminalin e Autobusëve afër Autostradës pranë ‘Times Square’.

Sipas raportimeve të para thuhet se ka vetëm një të plagosur, sakaq, policia ka thëne se ka arrestuar vetëm një person si të dyshuar. Sipas burrimeve paraprake policia shprehet se nuk ka me te lenduar.

“Policia e New York-ut është duke iu përgjigjur raporteve të një shpërthimi me origjinë të panjohur në Rrugën 42 dhe Ave 8, #Manhattan”,  shkruan në twitter departamenti i Policisë së New York-ut.

Sipas policisë, Linja A, C dhe E janë duke u evakuuar ndërsa thonë se për informacione shtesë do të njoftojnë me kohë.

Në zonën ku ndodhi shpërthimi lëvizin mesatarisht në ditë 230 mijë njerëz. Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërkohë që mediat amerikane flasin për skena paniku. E gjithë zona pranë zonës së shpërthimit është evakuuar. Ndërsa mendohet se mund të ketë edhe pika të tjera shpërthimi përreth Time Square. Policia e New Yorkut i ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet dhe të qëndrojnë larg zonës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Meta tregon pse nuk e bind Helidon Bendo si drejtues i Shërbimit Informativ të Shtetit
Previous article 'Tabuja' e Messit e ka emrin Chelsea, argjentinasi ka dështuar t'i shënojë londinezëve

Redaktor2

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT