Një sasi eksplozivi ka shpërthyer gjatë mbrëmjes së djeshme në derën e një dyqani në fshatin Gocaj të Lezhës. Sasia e eksplozivit ishte vendosur para dyqanit në pronësi të Arben Malotajt 49-vjeç. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Familja Malotaj pretendon se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk i di arsyet e vendosjes së kësaj sasie eksplozivi në biznesin e tyre.
LEXO EDHE:
Policia nuk fal as për Shën Valentin, 16 patenta të hequra në autostradën Tiranë-Durrë: Festë për të festuar jo për të fluturuar
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin ku ndodhi ngjarja dhe po punojnë për të mësuar shkaqet e plota të saj, si dhe për të identifikuar autorët e vendosjes së eksplozivit.


