Një tjetër shpërthim me eksploziv ka tronditur Fushë Krujën në orët e para të ditës së sotme. Pas mesnate, rreth orës 02:15, jashtë rrethimit të banesës së Agron Koçit është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.
Nga shpërthimi raportohet se ka vetëm dëme të vogla materiale. Duket se tritoli ka qenë një mesazh, ndërsa po hetohet për konfliktet e të zotit të shtëpisë apo djalit të tij E.Koçi 22 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Dy net më parë po në Fushë Krujë iu vendos eksploziv banesës së 17-vjeçares që denoncoi përdhunimin nga gjashtë të rinj, pesë nga të cilët janë pas hekurave, ndërsa drejtuesi i grupit është ende në kërkim.


