Momente paniku dhe tensioni sot në një nga zonat më të frekuentuara në Tiranë, siç është ajo e ish-Bllokut. Kalimtarët e rastit por edhe banesat dhe bizneset aty pranë ambasadës ruse u tronditën nga një shpërthimi i fuqishëm që vinte nga kati i parë i nëndheshëm i një dyqani fast-food.
Nga flakët e mëdha mbeti i plagosur një person që ishte brenda në byrektore, ndërsa i alarmuar ka dalë jashtë i përfshirë totalisht nga flakët.
Njoftimi i policisë
Me date 08.04.2018 rreth orës 07:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ibrahim Rugova”, në një pike shitje ra zjarr.
Menjëhere në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja, te cilat kanë konstatuar se në një byrektore kishte rënë zjarr.
Shkak paraprakisht dyshohet rrjedhja e gazit.
Për pasojë është dëmtuar pronari i subjektit shtetasi Sh.P., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave.