Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 12:45 në qytetin e Shkodrës. Nga sa bëhet me dije dyshohet se bëhet fjalë për një bombol gazi e cila duket ka shpërthyer në një shtëpi në afërsi të shkollës “Oso Kuka” në Shkoder tek rruga e “Tafilicajve”.
Nuk bëhet ende e ditur nëse ka të lënduar. Kanë qenë vetë banorët ata që kanë lajmëruar zjarrfikësen por ndërhyrja e tyre është mjaft e vështirë pasi rrugica në të cilën ndodhet shtëpia është mjaft e ngushtë.


