Një foto e një besimtari që falet në xhami po bën xhiron e rrjetit.
E veçanta e fotos është se ky person ka një pistoletë me vete.
Fotoja është postuar nga Ilir Çumani dhe ka prodhuar reagime te shumta.
Në lidhje me foton Çumani shprehet se kush ka dilema nëse kjo gjë lejohet apo jo, le të lexojë kuranin dhe biblën.
Ndërkohë disa komentues janë shprehur se personi në fjalë nuk ka shkelur asnjë rit dhe asnjë ligj.
Reagimi i plotë:
Paradoksi i një predikuesi….(!!!) Nuk kam dëshirë të hyj në debat me askënd…! Kush ka dilema, le të hapë librat e shejntë dhe të lexoj Kur’anin dhe Biblën. Aq më keq akoma, si mundet të mbash me vete armë në vendet e shejnta ku bëhen lutjet dhe ritet fetare…!? A nuk është ky paradoks…!?