Një mjet tip Wolkswagen Polo ka marrë flakë dhe më pas ka shpërthyer në ecje sonte në mbrëmje në qytetin e Sarandës.
Mjeti me me targë AA126TK ka marrë flakë në Rrugën e Pestë, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Sapo mjeti ka marrë flakë shoferët e tjerë që kanë qenë në ecje pas tij, janë kthyer në mes të rrugës.
Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, dhe si shkak paraprak dyshohet një shkëndijë elektrike e mjetit.


