• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHPËRTHEN NË AKUZA NDAJ DONALD TRUMP/ Ish-Sekretari i Mbrojtjes: Presidenti i parë që dëshiron të “ndajë” Amerikën
Home
Nderkombetare

SHPËRTHEN NË AKUZA NDAJ DONALD TRUMP/ Ish-Sekretari i Mbrojtjes: Presidenti i parë që dëshiron të “ndajë” Amerikën

4 June, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Jim Mattis, ish-Sekretar i Mbrojtjes në administratën Trump, i cili dha dorëheqjen për të protestuar ndaj tërheqjes së trupave amerikane nga Siria, akuzoi Presidentin e Shteteve të Bashkuara se po përpiqet të “përçajë” Amerikën.

“Në jetën time, Donald Trumpi është presidenti i parë që nuk përpiqet t’i bashkojë amerikanët, dhe as pretendon ta bëjë një gjë të tillë,” shkroi ai në një deklaratë të botuar në internet nga revista The Atlantic të mërkurën.

“Përkundrazi, ai po përpiqet të na ndajë”, tha ish gjenerali i respektuar i marinsave, i cili deri më tani kishte shfaqur rezervat e tij pa komentuar kurrë drejtpërdrejt për mandatin e miliarderit republikan.

“Vëzhgova ngjarjet e kësaj jave, i zemëruar dhe i shqetësuar”, vazhdon ai në këtë aktakuzë të paepur, duke mbështetur demonstruesit që pretendojnë, sipas tij “me të drejtë”, të drejta të barabarta.

Që nga vdekja më 25 maj në Mineapolis e George Floyd, një afrikano-amerikan i asfiksuar nga një polic i bardhë, një valë historike zemërimi është përhapur në qytetet amerikane, duke denoncuar racizmin, dhunën e policisë dhe pabarazinë sociale. Qindra mijëra njerëz protestuan paqësisht në të gjithë vendin, por plaçkitjet dhe trazirat gjithashtu dëmtuan lëvizjen.

Donald Trump, shumë i heshtur për përgjigjen e tij ndaj praktikave të denoncuara nga demonstruesit, nga ana tjetër përdori një ton ushtarak dhe kërcënoi të drejtohej tek ushtria për të shuar protestat, duke e prezantuar veten si “president të ligjit dhe rendit”.

“Ne nuk duhet të shpërqendrohemi nga një pjesë e vogël veprimesh të jashtëligjshme. Demonstruesit janë dhjetëra mijëra njerëz me parime që këmbëngulin që të mbrojmë vlerat tona,” tha Jim Mattis.

“Ne duhet t’i kundërshtojmë dhe t’i mbajmë përgjegjës ata që janë në pushtet që tallen me Kushtetutën tonë,” shtoi ai./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJASHTË MUAJ NËN ANKTHIN E COVID-19/ Çfarë nuk dimë ende për virusin që po tmerron botën
Previous article TË SHTËNA ME ARMË NË SHKODËR/ Ngjarja pas një konflikti të çastit. I plagosuri dërrgohet në spital (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë? Botë

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT