• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHPËRTHEN NË AKUZA KUNDËR BASHËS/ PD-ja e Korçës: Na ke gënjyer, lista s’është përfaqësuese
Home
Politikë

SHPËRTHEN NË AKUZA KUNDËR BASHËS/ PD-ja e Korçës: Na ke gënjyer, lista s’është përfaqësuese

11 March, 2021 Delo.autor Politikë

Lista e kandidatëve për deputetë e krijuar nga kreu i PD Lulzim Basha për zgjedhjet e 25 prillit, pas Vlorës ka krijuar përplasjen e rradhës në Korçë.

Renditja në vendin e 7 të listës për deputet të ish-kryetarit të PD në Korçë Andrea Mano dhe ndarja e zonave elektorale, ka sjellë debate të ashpra në mbledhjen me kandidatët e Qarkut dhe strukturat, e thirrur nga drejtuesi politik i Qarkut Edmond Spaho.

Skema për të lënë në Korçë Ervin Salianjin, i cili në zgjedhjet e kaluara ishte deputet i Maliqit, duke përjashtuar kështu Andrea Manon, ka sjelle debate te ashpra mes këtyre të dyve.

Salianji ka kërkuar të mbulojë Korçën së bashku me Sorina Kotin, por Mano ka kundërshtuar me argumentin që përgjegjesia politike për rezultatin ishte e tij, që për 8 vite kishte drejtuar degën lokale të PD, pavarësisht se renditej i 7 në listën e kandidatëve.

Tonet e larta zëri dhe goditjet e tavolinës me grusht nga ana e Salianjit zgjatën për disa minuta, ndërsa Spaho u mundua të qetësojë gjakrat duke iu dhënë alternativa të tjera të ndarjes së zonave.

Burime brenda takimit, bëjnë me dije se demokratët e degës Korçë, kanë thënë se Basha i gënjeu strukturat kur tha që nuk do të përsëritej më gabimi i 2017 kur Mano u rendit i 5 dhe nuk mundi të merrte mandatin e deputetit.

Të njëjtat burime pohuan se drejtuesit e grupseksioneve vunë me shpatulla pas murit Spahon duke i kërkuar të renditej i 8 ashtu si bëri Peleshi, që zgjodhi te ishte i 6 në listën e PS.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KISHTE NDËRTUAR FERMË KANABISI NË BRITANI/ Kapet 24-vjeçari shqiptar. Ja çfarë zbuloi policia angleze
Previous article "TOGETHER FOREVER"/ Shëroi ambasadorin e BE nga COVID-19, mjeku Kalo zbulon mesazhin që i bëri Soreca

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

ME 84 VOTA PRO/ Miratohet amnistia penale, do lirohen 466 të dënuar, nuk përfitojnë subjektet e SPAK Breaking News

ME 84 VOTA PRO/ Miratohet amnistia penale, do lirohen 466 të dënuar, nuk përfitojnë subjektet e SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT