• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHPËRTHEN NDAJ SALIANJIT/ Berisha: Hante dreka me Ergys Agasin dhe përdori Suel Çelën për të kërcënuar demokratët
Home
Politikë

SHPËRTHEN NDAJ SALIANJIT/ Berisha: Hante dreka me Ergys Agasin dhe përdori Suel Çelën për të kërcënuar demokratët

15 April, 2026 s.autor Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u është përgjigjur disa militanteve që e kritikuan lidhur me përjashtimin e Ervin Salianjit nga PD, duke treguar arsyet e tij për këtë vendim.

Teksa tha se Salianji u vetëpërjashtua nga PD, Berisha deklaroi se ish-deputeti bashkëpunonte me kryeministrin Edi Rama dhe vartësit e tij.

Berisha deklaroi gjithashtu se në kohën që denonconte qeverinë dhe Ergys Agasin, Ervin Salianji drekonte me të. Po ashtu, sipas kryedemokratit, Salianji përdorte Suel Çelën për të mbledhur demokratët përmes kërcënimeve, në takimin që zhvilloi në Elbasan.

“Kjo parti që në themelim të saj dhe derisa të jetë gjallë do jetë 100 e hapur për mendime ndryshe, por çdo njëri duhet të dallojë mendimin ndryshe nga qëndrimi ndryshe. Qëndrimi ndryshe është tjetër.

Nëse ti, në forumet e kësaj partie shtron çfarëdolloj mendimi, kurrë nuk do ketë njëri pasojën më të vogël, por nëse bashkëpunon me kundërshtarin në mënyrë absolute nuk do jesh pjesë e kësaj partie.

Pas zgjedhjeve mbeta duke denoncuar farsën elektorale, në qoftë se ti del dhe ditën para zgjedhjeve bën thirrje që të votohet deputeti kundërshtar, ti je ndarë me këtë parti. Këtu nuk kemi të bëjmë më me mendim ndryshe. Ekspozohesh në fushatë me deputeten kundërshtare, ti ke bërë zgjidhjen tënde.

Nëse brenda 4 orëve, një Tv publikon për ty nga zyra e Edi Ramës 16 lajme në 4 orë, ti ke marrë një rol të gabuar. Asnjë njëri nuk do ketë kurrë pasojë për mendimin ndyrshe, por veprimi ndryshe është tjetër gjë.

Para se të dilte nga burgu më erdhi në zyrë dhe më kërkoi mendim. Më tha që për të dalë nga burgu këto 3 muaj duhet të firmos një dokument që nuk do vras Fatmir Xhafën. Gjykatësi kërkon garanci. I thash mos e firmos sepse pranon fajsësinë dhe ti nuk ke patur asnjë sherr personal me të.

Tjetra unë sulmoja Ergys Agasin si një nga figurat më të zeza, ndërsa ai drekonte me të. Në Elbasan, më merrnin demokratët dhe më thoshin që i kërcënonte Suel Çela. Nuk mund të përdorësh Suel Çelën për të rreshtuar demorkatët pas vetes. Që në këtë moment i kam thënë je i vetpërjashtuar”, tha mes të tjerash Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUSH JANË FAJTORËT PËR ZJARRIN NË PALLAT? Inxhinierja Luljeta Bozo: Ndërtuesit duan të kursejnë, por dështoi edhe sistemi kontrollues
Previous article AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR BALLDRE-TOROVICË/ Humb kontrollin drejtuesi i motorrit dhe përplaset me murin, plagoset bashkë me gruan

s.autor

Postime të ngjashme

"AI PËR BERLIN, E UNË PËR VLORË"/ Rama ndan momentin e takimit me Kancelarin Merz gjatë samitit në Tivat Breaking News

"AI PËR BERLIN, E UNË PËR VLORË"/ Rama ndan momentin e takimit me Kancelarin Merz gjatë samitit në Tivat

"ZVËRNECI"/ Spiropali: Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë sheshit, kollaj t’u sillesh protestave rrotull me fjalë boshe Politikë

"ZVËRNECI"/ Spiropali: Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë sheshit, kollaj t’u sillesh protestave rrotull me fjalë boshe

SHPALLET FITUESI PËR AUTOSTRADËN MILOT-BALLDREN/ Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend Politikë

SHPALLET FITUESI PËR AUTOSTRADËN MILOT-BALLDREN/ Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT