Një makinë është përfshirë nga flakët në ecje mesditën e sotme në Durrës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë një qendre tregtare në lagjen nr.4 të qytetit.
gjithashtu bëhet me dije se automjeti tip Ëolksëagen Passat, i përfshirë nga flakët, është në pronësi të shtetasit D. Bregu, 34 vjeç, banues në Arapaj.
Paraprakisht dyshohet se ka ngjarja ka ndodhur për shkak të një difekti teknik, ndërkohë policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë neutralizuar situatën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 01.06.2019, rreth orës 14:20, në lagjen Nr.4, Durrës , ka rënë zjarr në ecje dhe është djegur pjesërisht automjetin në pronësi të shtetasit D.B.,
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka qënë aksidental i shkaktuar nga një difekt elektrik.
Grupi Hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.






