Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur Komitetin Drejtues Kombëtar për të vendosur për hapat e mëtejshëm të kësaj force për çështje të nxehta të aktualitetit politik.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shpërthyer në akuza të forta për kryeministrin Edi Rama duke mos kursyer edhe epitetet më të rënda, si ‘i çmendur’, ‘me të meta mendore’.
“Shqipëria është qendra e krimit të madh në rajon.
Kemi denoncuar krimin, qeveria Rama duhej të ishte rrëzuar. Situata në vend sa vjen dhe përkeqësohet. Ky njeri nuk pyet më për ligjin, as për korrupsionin, as për varfërinë. Nuk pyet më që droga është sheshit. E them këtë sepse 70 mijë të rinj janë përdorues të kokainës sepse qeveria ia ka lejuar.
Votat e LSI nuk do shkojnë për oligarkët. Ne do kthehemi në ata njerëz që nuk do e pranojmë këtë realitet.
Nuk do të lejojmë të skllavërohemi nga mazhoranca. Shqipëria sot është bërë më keq se Kolumbia.
Prandaj ju bëj thirrje, të bashkohemi nesër në protestë në orën 09:30 për të rrëzuar këtë qeveri.”
Vijon…


