Ditën e fundit vendi ynë ka shfaqur një numër të lartë të infektuarish me Covid, duke shënuar edhe rekorde.
Bëhet me dije se ditën e sotme kanë rezultuar me Covid-19 katër persona në qytetin e Vlorës. Janë prekur nga koronavirusi 2 edukatore dhe dy sanitare.
Pasi kanë rezultuar pozitivë punonjësit mbyllur kopshti Nr.2, ndërsa stafi ka nën vëzhgim 15 persona në staf.
Janë prekur gjithashtu nga Covid-19 një edukatore e një sanitare në kopshtin nr. 31 në Tiranë dhe si pasojë është mbyllur kopshti.
Kujtojmë që deri më tani në vendin tonë 454 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 17.350