Nuk kane mundur ta permbajne veten as deputetet e dale nga lista e PD ne lidhje me parate qe shteti shqiptar ka paguar, teksa Strasburgu vendosi te demshperblehet vjehrri i Lulzim Bashes per pallatin e shembur.
Një aleat politik i Lulzim Bashës nuk është i kënaqur me vendimin e Strasburgut për pallatin e shembur në Vlorë. Dashamir Shehi deklaroi se do të kishte vepruar si kryeministri Rama ndaj atij ndërtimit.
Sot u dha lajmi se Gjykata e Strasburgut ka dënuar qeverinë shqiptare me 2 milionë euro për të dëmshpërblyer banorët e pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës.
Në emisionin “Opinion”, i pyetur rreth vendimit të gjykatës së Strasburgut prej vendimit të kryeministrit Rama për ta shembur me eksploziv pallatin në fjalë, deputeti Dashamir Shehi habiti me përgjigjen e tij.
Ai tha se edhe unë po të isha në vendin e kryeministrit Rama do ta shembja atë pallat se ishte ndërtuar në një vend jo te pershtatshem dhe qe pengonte zhvillimin e qytetit.
Dihet se vendimi i kryeministrit Rama në shtator 2013 për prishjen e këtij pallati u argumentua se ishte bere per interes publik pasi do te ndertohej Lugomarja.
Nderkohe pas ankimimit te pronareve, gjykata e Strasburgut dha dhe 2 milionë euro këto ditë, para te cilat do paguhen nga buxheti i qeverisë shqiptare.
Nderkohe qe qeveria shqiptare kishte dhene kohe me pare 11.3 milione euro demshperblim per prishjen e ketij pallati per interes publik.



