• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHPËRNDARJE PARLAMENTI? Spiropali paralajmëron Metën: Do përballet me penalitete
Home
Politikë

SHPËRNDARJE PARLAMENTI? Spiropali paralajmëron Metën: Do përballet me penalitete

19 February, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Analisti Eduard Zaloshnja tha në emisionin “Real Story”, në News24, se Presidenti Ilir Meta nuk do të bëjë një dekret për shpërndarjen e parlamentit, pasi sipas tij, ky acari i situatës, është thjesht një luftë nervash.

“Ky acarim i situatës, kur po flitej për hapje negociatash, i krijon Ilir Metës një mburojë, nëse dalin shumë njerëz në bulevard. Meqë nuk është institucioni që mund të ndajë shapin nga sheqeri mes Parlamentit dhe Presidencës, bëhet fjalë kush ka më shumë mbështetje në popull. Deri dje Lulzim Basha po bënte atë që ka bërë Edi Rama pasi humbi Bashkinë e Tiranës. Nuk do ta bëjë Meta një dekret për shpërndarje parlamenti. Është thjesht një luftë nervash”, tha Zaloshnja.

Po kështu mendon edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila deklaroi se Meta nuk mund dhe nuk do ta bëjë një gjë të tillë, pasi në të kundërt do të përballet me penalitete.

“Ai pretendon që të botohet në Fletore dhe ne thjesht të marrim çantat e të dalim nga Kuvendi, por ne nuk mund ta përfytyrojmë këtë. S’do e bëjë, s’mund ta bëjë dhe për të gjitha arsyet s’duhet ta bëjë, se ndryshe ka penalitete të tjera, shkelje të Kushtetutës. As nuk mund ta prodhojë, se nuk ka një nen të Kushtetutës. Mendoj se Reforma në Drejtësi shkon në përpjesëtim të drejtpërdrejtë me degradimin e institucionit të Presidencës. Ne nuk e shohim si kundërshtar Presidentit, madje ne duam ta çlirojmë nga kafazi i Presidencës dhe të dalë me Bashën. Por, ne duam të fokusohemi te rindërtimi, pasi kemi marrë 1.15 miliardë euro nga bota. E vetmja gjë që po shkelet është kapadaillëku i atyre që na bëjnë të fortin në rrugë”, tha Spiropali.

Sulo: Sa i takon shifrës që the janë borxhe ato që kemi marrë.
Spiropali: Kredi të buta.

Sulo: Aftësia e qeverisë deri tani janë 300 milionë, këto janë shifrat. Po kushtin e Bundestagut
Spiropali: Po mo po. Është angazhuar vetë Angela Merkel.
Sulo: Angela Merkel s’po mban dot partinë e saj.
Spiropali: Ç’thua mo. Ne po bëjmë Reformën në Drejtësi.
Sulo: Ku po e bën?
Spiropali: Jemi në tryezë, erdhi dhe Petrit Vasili u ul në tryezë.
Sulo: Po po, e merrni tryezën e çoni sa te Pallati i Kongreseve…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAPITENI DREJT LARGIMIT NGA "GALAKTIKËT"/ 3 arsyet pse është koha që Real Madrid të shesë Ramos
Previous article SHËNOHET GOLI I JAVËS NË CHAMPIONS/ Shikoni çfarë bën lojtari në hyrje të zonës (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes Politikë

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT