• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPËRNDANTE KOKAINË/ Si u kap “eksperti”. Për të mos u përgjuar përdorte…
Home
Aktualitet
Kronikë

SHPËRNDANTE KOKAINË/ Si u kap “eksperti”. Për të mos u përgjuar përdorte…

22 July, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

I arrestuari qe shiste kokaine me doza ne Elbasan u vu ne pranga pasi mbahej prej ditesh ne vezhgim nga policia. Policia e Elbasanit e mbante në vëzhgim 39 vjecarin, pas informacioneve në rrugë operative se i riu merrej me shitje droge.

Për këtë qëllim u organizua operacioni i koduar “Bradasheshi”, ku E.R., 39 vjeç, u vu në pranga në kushtet e flagrancës, i cili akuzohet si shpërndarës i lëndëve të forta narkotike. 39-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me mjet nga fshati Hajdaran për në qytetin e Elbasanit në momentin e ndalimit.

Ai është ndaluar nga Policia dhe ka lejuar këta të fundit, pa bërë rezistencë, për të kontrolluar mjetin. Gjatë kontrollit, Policia i ka gjetur dhe sekuestruar 50 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, si dhe 7 aparate celularë, automjeti me të cilin lëvizte, 20,000 lekë të rinj, të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Dyshohet se 39-vjeçari e ka kryer këtë aktivitet rishtas. Në mënyrë që Policia të mos e zbulonte përmes përgjimit, i riu ndërronte shpesh telefonat, për këtë arsye mbante me vete 7 aparate të ndryshëm. Pavarësisht kësaj, arrestimi i 39-vjeçarit erdhi pas informacioneve që Policia siguroi në rrugë operative.

“Në afërsi të fshatit Hajdaran, Elbasan, gjatë kontrollit fizik në automjetin me të cilin lëvizte shtetasi E.R., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale 50 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë; 7 aparate celularë, automjeti me të cilin lëvizte; 20,000 lekë të rinj, që dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike”, bëhet e ditur nga Policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TEMPERATURAT E LARTA/ Ja çfarë këshillojnë kujdes për fëmijët
Previous article "BRITMAT" E CONTES NGREJNË NË KËMBË INTERIN/ Identifikohet alternativa e...

F.autor

Postime të ngjashme

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina Aktualitet

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT