• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPËRNDANTE HEROINË DHE KANABIS/ Arrestohet 37-vjeçari në Gjirokastër (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

SHPËRNDANTE HEROINË DHE KANABIS/ Arrestohet 37-vjeçari në Gjirokastër (EMRI)

24 March, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Finalizohet operacioni “Katrori”. Në pranga ka rënë 37-vjeçari , Arbër Maliqi, pasi shpërndante heroinë dhe kanabis në doza në Gjirokastër.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 73 doza heroine, doza kanabisi dhe një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

NJOFTIMI:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Katrori”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Vihet në pranga një 37-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike heroinë dhe kanabis, në doza.

Sekuestrohen 73 doza heroine, doza kanabisi dhe një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Katrori”.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 37 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur 73 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash të përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe një aparat celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET E RËNDA/ I shkeli këmbën gabimisht, burri grushton personin me aftësi të kufizuara
Previous article "POLICIA, SHTRIHU NË TOKË"/ PAMJET e operacionit që çoi në pranga 28-vjeçarin që ishte nisur për të vrarë një person

s.autor

Postime të ngjashme

U LIRUA NGA QELIA/ Ilir Beqaj: Kam qëndruar padrejtësisht në paraburgim gjatë 15 muajve të fundit Aktualitet

U LIRUA NGA QELIA/ Ilir Beqaj: Kam qëndruar padrejtësisht në paraburgim gjatë 15 muajve të fundit

“MOS LËVIZ”/ Momenti kur arrestohen 3 të rinj me 5 kg kanabis! Do i shisnin në Sarandë e Ksamil, njëri ‘ruante’ lëvizjet e policisë Aktualitet

“MOS LËVIZ”/ Momenti kur arrestohen 3 të rinj me 5 kg kanabis! Do i shisnin në Sarandë e Ksamil, njëri ‘ruante’ lëvizjet e policisë

GUSHTI NIS ME TEMPERATURA TË LARTA/ Si parashikohet moti për këtë të shtunë Aktualitet

GUSHTI NIS ME TEMPERATURA TË LARTA/ Si parashikohet moti për këtë të shtunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT