Një i ri ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se shpërndante drogë në afërsi të shkollave në Shkodër. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet M. Sh. 31 vjeç, banues në lagjen “Naim Gjylbegu” Shkodër.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi, në lagjen “Naim Gjylbegu”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 17 doza me lëndë narkotike kanabis sativa.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike në afërsi të një shkolle dhe në ambientet e lokalit të tij. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.


