• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPËRNDANIN LËNDË NARKOTIKE NË SHKODËR/ Në pranga 8 persona, një shpallet në kërkim
Home
Aktualitet
Kronikë

SHPËRNDANIN LËNDË NARKOTIKE NË SHKODËR/ Në pranga 8 persona, një shpallet në kërkim

24 September, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pas një hetimi disamujor, është finalizuar në Shkodër operacioni i koduar “Buna 2021”. Bëhet e ditur se specialistët e Sektorit për Narkotikët, në bashkëpunim me Forcën Operacionale dhe “Shqiponjat” kanë ekzekutuar gjatë operacionit 6 vendime të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për pjesëtarët e një grupi kriminal që merrej me shitjen e lëndëve narkotike në qytetin e Shkodrës.

Kështu, në pranga janë vënë Arjan Cerjani, 49 vjeç, Enkeledia Cerjani, 40 vjeçe, Leart Cerjani, 19 vjeç, Luis Cerjani, 21 vjeç, Emiljan Hajdaraj, 44 vjeç dhe Gjergj Pllumbi, 34 vjeç, të gjithë banues në Shkodër. Ndërsa, në kërkim është shpallur 35-vjeçari Redi Idrizi, i cili punon si infermier pranë Spitalit Rajonal Shkodër.

Nga hetimet e kryera rezulton se aktiviteti i këtij grupi kriminal është shtrirë gjatë një kohe të konsiderueshme në qytetin e Shkodrës, ku janë dokumentuar shumë raste të shkëmbimit të medikamenteve midis Idrizit dhe Cerjanit.

Më pas, këto medikamente, të arrestuarit e tjerë ua shisnin personave të ndryshëm që ishin në terapi nga përdorimi i lëndëve narkotike. Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 4 armë zjarri, 6 thika, një sasi metadoni, një automjet e sende të tjera.

Operacioni ka vijuar në unazën lindore të qytetit të Shkodrës ndërsa në pranga janë vënë edhe Indrit Ishmakej 26 vjeç dhe Valentin Plenishta, 20 vjeç, të dy banues në Shkodër. Policia u gjeti të rinjve në fjalë gjatë kontrollit fizik dhe në banesë doza me kokainë, një sasi kanabisi dhe një armë zjarri pistoletë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SERBIA GATI PËR LUFTË/ Forca të shumta të ushtrisë zbarkojnë pranë kufirit me Kosovën
Previous article RIHAPET HETIMI PËR "GËRDECIN"/ Nëna e Edisonit 7-vjeçar, Zamira Durdaj: E vetmja gjë që dua është drejtësi...

s.autor

Postime të ngjashme

KODI PENAL/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj? Aktualitet

KODI PENAL/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?

TENSIONE NË PROTESTËN TE KUVENDI/ Përplasje me policinë afër selisë së PD-së! 10 të shoqëruar për sulm ndaj efektivëve, disa prej tyre arrestohen! Aktualitet

TENSIONE NË PROTESTËN TE KUVENDI/ Përplasje me policinë afër selisë së PD-së! 10 të shoqëruar për sulm ndaj efektivëve, disa prej tyre arrestohen!

NDIHMOI AGASIN NË ARRATI DHE I DHA INFORMACION/ Sot masa për ish-kreun e SHISH! Para GJKKO edhe 2 të tjerët Aktualitet

NDIHMOI AGASIN NË ARRATI DHE I DHA INFORMACION/ Sot masa për ish-kreun e SHISH! Para GJKKO edhe 2 të tjerët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT