• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPËRNDANIN KANABIS DHE HEROINË NË TIRANË/ Në pranga 5 persona! Sekuestrohen para dhe armë
Home
Aktualitet
Kronikë

SHPËRNDANIN KANABIS DHE HEROINË NË TIRANË/ Në pranga 5 persona! Sekuestrohen para dhe armë

7 December, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës nën akuzën e shpërndarjes së drograve të forta. Në kuadër të operacionit të koduar “Kompleks”, policia ka sekuestruar një sasi lënde narkotike heroinë e ndarë në disa doza, 2000 euro dhe armatime.

paraarmedrogeheroin

Në pranga janë vendosur shtetasit me iniciale Sh. P., 24 vjeç, Xh. K., 23 vjeç, G. Z., 23 vjeç, A. D., 30 vjeç dhe E. D., 26 vjeç.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të rinjtë shpërndanin kanabis dhe heroinë në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike të cilën nuk e ka bërë të ditur, 2000 euro, 2.600.000 lekë, një pistoletë, 10 telefona celularë dhe një automjet me të cilin lëviznin për të shpërndarë lëndën narkotike.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kompleks”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Strukturat e Hetimit në DVP Tiranë, pas një hetimi disamujor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vihen në pranga 5 persona të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një sasi heroine e ndarë në doza, 2.600.000 lekë të rinj, 2 mijë euro, peshore elektronike, 10 aparate celular dhe një automjet.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta, bazuar dhe në provat e grumbulluara, si rezultat i një hetimi disamujor, nën drejtimin e Prokurorisë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, në bashkëpunim me specialistët e Strukturave të Hetimit në DVP Tiranë, është finalizuar operacioni policor “Kompleks”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit: Sh. P., 24 vjeç, për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”;

Xh. K., 23 vjeç, G. Z., 23 vjeç, A. D., 30 vjeç dhe E. D., 26 vjeç, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitet kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit heroinë dhe cannabis sativa, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri e llojit pistoletë, 2.600.000 lekë të rinj dhe 2000 euro të përfituara nga ky aktivitet kriminal, një sasi lënde narkotike heroinë, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje, një peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike, 10 telefona celular, një automjet që përdorej nga të arrestuarit, për shpërndarjen e lëndës narkotike.

Vijon operacioni për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë, si dhe dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRABITJA NË ITALI PËRFUNDON NË TRAGJEDI/ Shqiptari ndërron jetë 3 ditë pasi ra nga çatia e magazinës
Previous article "PUBLIKU JASHTË E VENDOS VIZËN E KUQE"/ Monika dhe Iliri diskutojnë: Këtu ka njerëz që nuk bëjnë asgjë

s.autor

Postime të ngjashme

TENTUAN TË VRISNIN DY PERSONA NË BERAT/ Arrestohet 36-vjeçari, vëllai i tij ende në kërkim Aktualitet

TENTUAN TË VRISNIN DY PERSONA NË BERAT/ Arrestohet 36-vjeçari, vëllai i tij ende në kërkim

DOSJA HETIMORE E SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin Aktualitet

DOSJA HETIMORE E SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

SIGURUAN KUSHTE PËR TË VRARË ERVIS MARTINAJN DHE ERIGERS MIHASIN/ SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin Aktualitet

SIGURUAN KUSHTE PËR TË VRARË ERVIS MARTINAJN DHE ERIGERS MIHASIN/ SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT