• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPËRNDANIN DROGË NË TIRANË/ Arrestohen dy persona me kokainë, marijuanë çokollatë dhe fishekë (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

SHPËRNDANIN DROGË NË TIRANË/ Arrestohen dy persona me kokainë, marijuanë çokollatë dhe fishekë (VIDEO)

1 July, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi shpërndanin drogë të tipit kokainë, kanabis apo marijuanë çokollatë.

J.Q, 41 vjeç dhe A.S, 37 vjeçe u kapën me automjetin e tyre në ‘’Komunën e Parisit’’ dhe gjatë kontrollit iu gjetën lloje të ndryshme drogërash, peshore elektronike, fishekë luftarakë, aparate celulare dhe para.

Më tej zbulohet se ata kishin dy zona ku shpërndanin drogë, të cilat ishin në zonën e ‘’Lulishtes 1 Maji’’ dhe rruga ‘’Komuna e Parisit’’.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “MIX”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të paligjshme në DVP Tiranë.

Shpërndanin në doza lëndë narkotike të të gjitha llojeve, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe marijuanë e përpunuar në formë çokollate, LSD, MDMA, metamfetaminë, fishekë luftarak, fara kanabis për kultivim, peshore elektronike dhe një sasi të hollash.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë, cannabis sativa, si dhe llojeve të ndryshme të drogave sintetike, finalizoi me sukses operacionin e koduar “MIX”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– J. Q., 41 vjeç, i dënuar më parë dhe A. S. 37 vjeçe, të dy banues në Kombinat.

Në rrugën “Komuna e Parisit”, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke ndaluar automjetin që drejtohej nga shtetasi J. Q. dhe kishte pasagjere shtetasen A. S. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasve të sipërpërmendur dhe gjatë kontrollit të banesës së tyre janë gjetur dhe sekuestruar droga të llojeve të ndryshme si cannabis sativa, kokainë, metamfetamine dhe MDMA, peshore elektronike, fishekë luftarakë, disa aparate celularë dhe një sasi të hollash.

Nga informacionet e marra dhe veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi J. Q., së bashku me shtetasen A. S., merrej me shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë, cannabis sativa dhe lloje të ndryshme të drogave sintetike në zonën e “Lulishtes 1 Maji” dhe në rrugën “Komuna e Parisit”.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit J. Q., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, si dhe në ngarkim te shtetases A. S., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

TiranëVijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Finalizohet operacioni policor i koduar "MIX", i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të paligjshme në DVP Tiranë.Shpërndanin në doza lëndë narkotike të të gjitha llojeve, vihen në pranga 2 shtetas.Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe marijuanë e përpunuar në formë çokollate, LSD, MDMA, metamfetaminë, fishekë luftarak, fara kanabis për kultivim, peshore elektronike dhe një sasi të hollash.Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë, cannabis sativa, si dhe llojeve të ndryshme të drogave sintetike, finalizoi me sukses operacionin e koduar “MIX”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: – J. Q., 41 vjeç, i dënuar më parë dhe A. S. 37 vjeçe, të dy banues në Kombinat. Në rrugën “Komuna e Parisit”, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke ndaluar automjetin që drejtohej nga shtetasi J. Q. dhe kishte pasagjere shtetasen A. S. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasve të sipërpërmendur dhe gjatë kontrollit të banesës së tyre janë gjetur dhe sekuestruar droga të llojeve të ndryshme si cannabis sativa, kokainë, metamfetamine dhe MDMA, peshore elektronike, fishekë luftarakë, disa aparate celularë dhe një sasi të hollash.Nga informacionet e marra dhe veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi J. Q., së bashku me shtetasen A. S., merrej me shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë, cannabis sativa dhe lloje të ndryshme të drogave sintetike në zonën e “Lulishtes 1 Maji” dhe në rrugën “Komuna e Parisit”.Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit J. Q., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, si dhe në ngarkim te shtetases A. S., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Gepostet von Policia e Shtetit am Mittwoch, 1. Juli 2020

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “NË RINAS NUK DO HYHET FSHEHTAS”/ Rama premton ndërtimin e të tjera rrugëve: Shumë shpejt nis edhe Shëngjin-Velipojë!
Previous article TJETËR GAFË E BASHËS/ Ironizon Spiropali: S’është çudi që nakatos Baldushkun me Farkën kur... (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi... Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi...

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg... Aktualitet

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg...

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët Aktualitet

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT