• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shpërndanin drogë, dy në pranga. 37-vjeçarit i gjendet valutë e huaj, nga frangat tek centi bolivian
Home
Aktualitet
Kronikë

Shpërndanin drogë, dy në pranga. 37-vjeçarit i gjendet valutë e huaj, nga frangat tek centi bolivian

7 November, 2017 k.autor Kronikë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy të dyshuar për shpërndarje droge dhe ka shpallur në kërkim një person të tretë. Gjatë arrestimeve, në banesën e një 37-vjeçari është gjetur një sasi e madhe para cash në valutë të huaj dhe shqiptare. Sipas të dhënave zyrtare Specialistët e Seksionit për Narkotikët, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

 

 

G.K., 37 vjeç, banues në Tiranë
A.Z., 24 vjeç, banues në Progradec.

Po kështu është shpallur në kërkim të shtetasi J. B., 25 vjeç, banues në Korçë.
Në bazë të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për parandalimin, identifikimin dhe goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike, është bërë e mundur identifikimi i dy shtetasve të cilët merreshin me këtë aktivitet të kundraligjshëm si dhe është shpallur në kërkim një shtetas i tretë.

droge, cel (3)

Më konkretisht:
– Në Rrugën “Hoxha Tahsim”, është ndaluar automjeti i markës “Audi”, me drejtues shtetasin G.K., ku nga kontrolli në brendësi të automjetit është konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një dozë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë, si dhe gjatë kontrollit të banesës i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 90.2 gramë fara të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa, si dhe shumat monetare 36440 franga zvicerane, 170 euro, 100 cent Bolivian, 5 leji Rumun, 77 000 lekë.

– Në Rrugën “Sami Frashëri”, është ndaluar automjeti i markës “Renault”, ku në drejtim të mjetit ishte shtetasi J. B., dhe pasagjer A.Z., ku drejtuesi i automjetit porsa ka parë policinë ka braktisur automjetin edhe është larguar me vrap, i cili është shpallur në kërkim nga Policia.

droge, cel (2)

Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur një leje drejtimi italiane e falsifikuar me gjeneralitetet M. Z., por me fotografin e shtetasit J. B.

Pas kontrollit fizik të shtetasit A.Z., i janë gjetur me vete dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22.4 gramë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Heroinë”.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë së rendit publik” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LETRA/ Rama i përgjigjet vajzës nga Tropoja: Timoni im nuk është çudibërës…
Previous article FIFA gjobit Federatën Shqiptare të Futbollit me 5 mijë franga

k.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT