Kreu i PD, Lulzim Basha ka zgjedhur që ditën e Krishtlindjes ta kalojë mes familjave të thjeshta shqiptare.
Emocionet, Basha i ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook, duke publikuar edhe disa fotot.
Basha në Facebook: Këtë ditë të Lindjes së Krishtit e kalova pranë familjes Ndoka në Hajmel dhe familjes Lorja në Stajkë. Ndonëse në vështirësi të mëdha, mesazhi i tyre në këtë ditë të shenjtë është besimi dhe shpresa tek e nesërmja.
Pata nderin të ndalesha për të uruar edhe Ipeshkvin e Dioqezës së Sapës Dom Simon Kullin.
Krishtlindja na bashkon të gjithëve rreth vlerave më të mira të familjes, të komunitetit dhe të Atdheut e na mbush me optimizëm dhe besim për të nesërmen.






