Antidroga e Tiranës ka arrestuar Kristian Buçin në parkingun e QSUT-së, pas një hetimi 4-mujor. Ai dyshohet për shpërndarje të sasive të mëdha të kokainës. Hetimet kanë zbuluar aktivitete të jashtme kriminale, që kanë çuar në identifikimin dhe kapjen e tij. Buçi është vënë në pranga dhe po merret në pyetje për të dhënë informacion lidhur me aktivitetet e tij dhe rrjetin e shpërndarjes së drogës.
Njoftimi i policisë:
DVP Tiranë/ Finalizohet pas disa muajsh hetime nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Interruption”. u gjetën në automjet dhe në banesë, rreth 900 gramë kokainë, që e posedonte me qëllim shitjen, arrestohet në flagrancë 22-vjeçari.
Sekuestrohen lënda narkotike dhe një sasi municioni luftarak që u gjet në banesën e këtij shtetasi.
Si rezultat i hetimit proaktiv nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për goditjen e një rasti të shitjes së drogave të forta, është finalizuar operacioni policor i koduar “Interruption”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi K. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në automjetin e këtij shtetasi, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dhe më pas në banesën e tij, ku kanë gjetur në total rreth 900 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një sasi municioni luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


