• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHPËRLARJA E TRURIT FILLON QË NGA FËMIJËRIA”/ Partia Komuniste Kineze ndërhyn edhe në tekstet shkollore
Home
Nderkombetare

“SHPËRLARJA E TRURIT FILLON QË NGA FËMIJËRIA”/ Partia Komuniste Kineze ndërhyn edhe në tekstet shkollore

1 September, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Kur nxënësit kinezë filluan vitin e ri shkollor ditën e sotme gjetën tekste të reja mësimore në të cilat përfshiheshin mendimet e presidentit të Kinës, Xi Jinping. Partia Komuniste e Kinës synon të fuqizojë kultin e presidentit tek fëmijët dhe të krijojë një brez të ri patriotësh.

Ministria e Arsimit e Kinës ka thënë se do të përfshijë ideologjinë politike në planprogramin mësimor, nga shkollat fillore e deri tek nivelet e diplomimit. Ndërsa Qeveria kineze ka thënë se mësuesit e shkollave fillore duhet të “mbjellin farat e dashurisë për partinë, vendin dhe socializmin”.

Kur i hapën librat e rinj shkollorë, nxënësit kanë lexuar citatet e presidentit të shoqëruara me fotografitë e tij. Thëniet e tij kishin të bënin me arritjet e qytetërimit kinez dhe rolin e Partisë Komuniste në zbutjen e varfërisë dhe luftimin e pandemisë së COVID-19.

“Gjyshi Xi Jinping është shumë i zënë me punë, por pavarësisht se sa i zënë është, ai prapë i bashkohet aktiviteteve tona dhe kujdeset për rritjen tonë”, thuhej në një libër shkollor. Disa prindër u shprehën të shqetësuar në lidhje me këtë planprogram, por refuzuan të intervistoheshin nga AFP, nga frika se do të kishin probleme me autoritetet nëse flasin për mediat e huaja.

Megjithatë, komentuesit anonim në rrjetet sociale e kanë kundërshtuar masën. “Shpëlarja e trurit fillon që nga fëmijëria”, shkroi një përdorues i platformës së mediave sociale Weibo. “A do të mund ta refuzojmë këtë?” pyeti një tjetër. Wang Fei-Ling, një profesor i çështjeve ndërkombëtare në Georgia Tech Institute në SHBA , tha se duke marrë parasysh atë që ka ndodhur në katër dekadat e fundit “shumë prindër dhe studentë mund të mos e pëlqejnë këtë por shumë pak prej tyre do të guxonin ta kundërshtonin publikisht”. “Mbase shumica nuk do ta marrin shumë seriozisht”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMI E MBROJTJA OFROJNË GARANCI/ Edy Reja projekton formacionin anti-Poloni
Previous article ZGJODHI TË QËNDROJË NË KRYE TË PROFESIONIT/ Najada Çomo i dërgon dorëheqjen Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve

s.autor

Postime të ngjashme

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT