• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPËRDORIM DETYRE/ SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-kreun e Dhomës së Avokatisë së Korçës, Arben Lena
Home
Aktualitet
Kronikë

SHPËRDORIM DETYRE/ SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-kreun e Dhomës së Avokatisë së Korçës, Arben Lena

6 April, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e ish-kreut të Dhomës së Avokatisë së Korçës, Arben Lena. Ai akuzohet për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu SPAK ka dërguar në GJKKO për gjykim edhe të pandehurit: Nikolla Hafësllari, Nikolla Jesku, Dajana Kodra, Dritan Tabaku, Blerand Kozici dhe Artiana Kozici.

Edhe këta akuzohen për të njëjtën vepër penale ashtu sikurse Lena, përveç Dritan Tabakut që akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Moskallëzim të krimit”.

Arben Lena, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/4-25 i Kodit Penal, Kryetar i Dhomës së Avokatisë Korçë;

2.     Nikolla Hafësllari, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25, i Kodit Penal;

3.      Nikolla Jesku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25, i Kodit Penal;

4.     Dajana Kodra (Ninga), akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/4-25, i Kodit Penal, avokate pranë Dhomës së Avokatisë Korçë;

5.     Dritan Tabaku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300, i Kodit Penal;

6.     Blerand Kozici, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25, i Kodit Penal;

7.     Artiana Kozici, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25, i Kodit Penal., thuhet në njoftimin e SPAK.

Ish-kreu i dhomës së Avokatisë në Korçë, ka marrë ryshfet 5000 euro për të ndikuar tek gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Korçës me qëllim lehtësimin e pozitës së të pandehurit Blerand Kozici. Ky i fundit po hetohej nën masën ‘arrest në burg’ nga Prokuroria e Pogradecit, pasi kishte ndihmuar emigrantë të vendeve të treta të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

Shifra Arben Lenës iu dha nga të pandehurit Nikolla Hafësllari, Nikolla Jesku, Blerand Kozici dhe Artiana Kozici në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe që kanë konsumuar veprën penale për të cilën i akuzon SPAK në formë aktive.

Nga ana tjetër Arben Lena dhe Dajana Kodra e kanë konsumuar veprën penale në formë pasive, duke përfituar në mënyrë të parregullt për të ushtruar ndikim të paligjshëm tek Apeli i Korçës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASJA HISTORIKE ME FERRARI/ Djali i themeluesit të Lamborghinit rrëfen në podkastin e Ramës vendimin e guximshëm që mori i ati
Previous article PAS PROBLEMEVE ME SHËNDETIN/ Fatos Nano shfaqet për herë të parë në publik

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT