• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHPËRBLIMI I FUNDVITIT/ Ligji i parë që do të votohet sot në parlament. Ja rendi i ditës…
Home
Shqipëri

SHPËRBLIMI I FUNDVITIT/ Ligji i parë që do të votohet sot në parlament. Ja rendi i ditës…

6 September, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Kuvendi do të votojë sot Aktin Normativ që përcakton edhe shpërblimin prej 5 mijë lekësh të rinj për pensionistët dhe familjet në nevojë në fund të vitit. Qeveria ka përcaktuar në buxhet shumën prej 3.3 miliardë lekësh në funksion të paketës së solidaritetit, nga e cila do të përfitojnë jo vetëm pensionistët, por edhe familjet në nevojë.

Opozita nuk do të jetë sot në kuvend, ndërsa maxhoranca do ta miratojë Aktin Normativ, pasi ky votim kërkon shumicë të thjeshtë. Në Kuvend në rendin e ditës janë dhe dy projektligje të mbartura nga sesioni i kaluar siç është ai për shkollën e Magjistraturës dhe Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë. Këto dy votime kërkojnë dhe votat e opozitës, pasi nevojiten të paktën 84 vota për to.

SHPËRBLIMI

Ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi dy ditë më parë, se duke marrë parasysh shpërblimin e fundvitit, por edhe indeksimin që iu bë pensioneve në maj, rritja e pensioneve kap shifrën e 5%.

“Këto janë në funksion të bonusit për të kapur atë shifrën prej 50 mijë lekësh në fund të vitit. Për të mos e quajtur atë, siç e quajnë ‘kokoshi një thelë’. Po buxheti është vëmendje ndaj atyre pensionistëve. Janë 50 mijë lekë. T’ju bëj një llogari të shkurtër, 3.3 miliardë është 33 milionë dollarë shto këtu 16 milionë dollarë që ishte indeksimi në maj. U bë në llogarinë e pensionistëve plus 50 milionë dollarë në vit. Se nuk duhet ta harrojmë këtë, që nëse i referohemi totalit të pensioneve që shkon 1.2 minus statuset, i bie që çdo vit pensionistëve u rriten pensionet me një 5%. Nuk është shumë, sigurisht, por e mund inflacionin. Ku inflacioni në fund të vitit do jetë rreth 2%”, sqaroi Ahmetaj.

Ministri i Financave kujtoi se qeveria “Rama” ka pasur gjithmonë në konsideratë shpërblimin e pensionistëve dhe shtresave në nevojë, ndërkohë që demokratët këto shpërblime i kanë dhënë vetëm gjatë viteve elektorale. Sipas kreut të Financave, PD në 8 vitet e qeverisjes së saj dha në total një shpërblim prej 10.5 miliardë lekësh, ndërkohë që PS vetëm në 4 vitet e para të qeverisjes ka dhënë 11.3 miliardë lekë.

“Kemi bërë debat se sa i kemi mbështetur pensionistët dhe familjet në nevojë me atë që ne i referohemi si paketa e solidaritetit. Kam bërë një krahasim mes qeverisjes 8-vjeçare të PDsë dhe 4 vjeçare të PS-së. Totali në 8 vite i qeverisjes së PD-së ka qenë 10.5 miliardë lekë. Po ta shikoni profilin e dhënies së bonusit, gjatë qeverisë së tyre është njëherë në dy vite, gjatë viteve elektorale. Ndërsa në 4 vite, PS ka dhënë 11.3 miliardë lekë. Ne kemi dhënë 10% më shumë në 4 vite se sa ata kanë dhënë në 8 vite. Mënyra se si ne e ofrojmë paketën e solidaritetit nuk ka lidhje fare me vitet elektorale. Kjo mbyll atë debatin se kush ka dhënë më shumë para”, sqaroi Ahmetaj.

LIGJET PËR VOTIM NË KUVEND

VOTOHET SOT NË KUVEND
Akt Normativ nr. 1, datë 26.7.2018, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”

LIGJE TË MBARTURA PËR VOTIM QË KËRKOJNË 84 VOTA
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (Neni 81/ 2 i Kushtetutës dhe nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)

Projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËRGONTE PROSTITUTA NË MAQEDONI/ Kush është kryetari i shoqatës që shoqërohej me "VIP"-at
Previous article JAPONI/ Tërmet 6.7 ballë, 2 të vdekur e dhjetra të plagosur

k.autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt Politikë

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare Politikë

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT