• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPËRBLIM PËR USHTARAKËT/ Qeveria bën gati vendimin. Vitin tjetër rriten rrogat
Home
Sociale

SHPËRBLIM PËR USHTARAKËT/ Qeveria bën gati vendimin. Vitin tjetër rriten rrogat

8 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot akordimin e një shpërblimi për të gjithë ushtarakët që u përfshinë në operacionin e përmbytjeve një ditë më parë.

Në një ceremoni në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes ai bëri të ditur se nga viti i ardhshëm do të akordohet edhe një rritje e konsiderueshme pagash për ta.

FJALA E RAMES

Ditëlindjen e 105 të FA nuk mundëm ta celebronim në mënyrën tradicionale sepse e kaluam në operacionet e shumta si pasojë e rreshjeve dhe prurjeve të jashtëzakonshme të lumit të Vjosës, të cilat sollën dëme dhe kërcënuan jetë njerëzish. Falë jush, falë atyre që ishin qysh në sekondën e parë në krye të detyrës, ditë natë, në frontin më të vështirë ku rrezikohej jeta e tyre, ne ia dolëm që të shpëtojmë të gjithë personat dhe familjet e kërcënuara për jetën dhe ndërkohë të mos lejojmë që asnjë kokë bagëti të humbasë.

Duke qenë se në 4 dhjetor situate nuk na dha mundësinë të mblidhemi së bashku jam këtu sot për tu uruar të gjithëve ju festën e Forcave të Armatosura, e cila nuk mund të kremtohej në mënyrën më kuptimplotë sesa në vijën e parë ku të gjithëve ju iu coi në 4 Dhjetor detyra.

Mirënjohje dhe respekt edhe për ministren e mbrojtjes që bëri detyrën, por përkushtimi dhe aftësia me të cilën përballoi këto momente të vështira e bëjnë të paevitueshme shprehjen e falënderimit për të. Mirënjohje të gjitha vendeve mike të rajonit, që pa ua kërkuar askush u përfshinë në përpjekjen e solidaritetit të vendit tonë dhe njerëzve të prekur nga fatkeqësia natyrore. Kosova nuk diskutohet, por edhe Serbia, Maqedonia, Mali i Zi.

Ia vlen të përmendet edhe roli i prefektëve të rinj, të cilët ne i zgjodhëm nga gjiri i ushtrisë shqiptare. Është e vërtetë se krahasuar me kolegët me të cilët ju u përballët me këto vështirësi të mëdha, pagat tuaja janë më të ulëta. Pavarësisht nivelit të lartë profesional dhe nivelit të lartë të vetëdijes patriotike në radhë të parë, ne nuk kemi arritur dot që t’ju shpërblejmë ashtu siç ju e meritoni dhe mbi të gjitha që të mbyllim hendekun e pajustifikuar mes jush dhe policisë së shtetit.

Sot Qeveria do të vendosë një shpërblim si shprehje mirënjohje për të gjithë ata që u përfshinë në operacionin fantastik që shteti përballoi, në mënyrë që të gjitha familjet e ushtarakëve, në radhë të parë të atyre që ishin në vijën e zjarrit, të ndihen mirë në këtë fundviti. Dua të angazhohem sot para jush që viti 2018 do të jetë viti i fundit që do të ketë rrogat ekzistuese për ju. Ne jemi të vendosur të rrisim buxhetin e ushtrisë. Vitin e ardhshem do te akordohet rritje e konsiderueshme pagash per ushtaraket.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dhe çuditemi pse është kaq e mirë, zbuloni dietën e Amit (FOTO)
Previous article Përmbytjet/ FA nderohen me medalje për kontributin. Xhaçka: Shënuan rekord

Redaktor2

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë Aktualitet

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin Aktualitet

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT