• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
A shpërblehen shqiptarët për punën që bëjnë, shifrat janë “qesharake”
Home
Sociale

A shpërblehen shqiptarët për punën që bëjnë, shifrat janë “qesharake”

21 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Të dhënat më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave në vend flasin për 469 mijë të punësuar në ndërmarrjet ekonomike.
Në këto shifra nuk përfshihet sektori bankar, ndërkohë që përfshihen edhe disa ndërmarrje shtetërore.

E ndërkohë që nga të dhënat e përpunuara nga Scan rezulton se, sektori i industrisë nxjerrëse është ai që ofron pagat më të larta në vend, jo e njëjta gjë vlen për shpërblimet.

Ndërmarrjet vendosin një fond të veçantë për trajtime dhe shpërblime për punonjësit e tyre. Në terma absolutë, por edhe në raport me numrin e punonjësve, sektori që shpërblen më shumë me bonuse punonjësit është ai i energjisë elektrike, ujit dhe trajtimit të mbetjeve.

Kompanitë në këtë sektor vendosin në dispozicion 9.7 milionë euro në vit në këtë zë.

Kjo përkthehet në 39.2 euro shpërblim në muaj për çdo punonjës mesatarisht.

Kompanitë e këtij sektori zënë 1/3 e fondit total të kompanive për shpërblimet.

Me diferencë të ndjeshme ndjek industria nxjerrëse, me 11.5 euro në muaj, transporti dhe komunikacionin me 10.7 euro në muaj, tregtia me 3.05 euro në muaj, akomodimi dhe ushqimi me 1.9 euro, ndërtimi me 1.4 euro dhe në fund fare industria përpunuese me vetëm 1.2 euro në muaj për punonjës.

Industria përpunuese në pjesën dërrmuese i referohet manifakturës dhe punës në fabrika. Në total ndërkohë, ndërmarrjet në Shqipëri deklarojnë 28.5 milionë euro fond për trajtime dhe shpërblime, çka përkthehet në vetëm 5.09 euro në muaj për çdo punonjës mesatarisht. Pra, diferenca mes sektorëve është deri në 40-fish.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dikur ishte e bukur dhe Miss, sot e shpërfytyruar nga acidi. Rrëfimi tronditës i 27-vjeçares... (FOTO)
Previous article FRANZ-STEFAN GADY/ A ka humbur ushtria amerikane ‘artin e fitores’?

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TENSIONE E PËRPLASJE/ Shkon në 23 numri i të shoqëruarve pas protestës para Parlamentit Aktualitet

TENSIONE E PËRPLASJE/ Shkon në 23 numri i të shoqëruarve pas protestës para Parlamentit

MOTI I KEQ GODET VLORËN TË PREMTEN/ Bashkia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes: Shmangni lëvizjet e panevojshme Aktualitet

MOTI I KEQ GODET VLORËN TË PREMTEN/ Bashkia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes: Shmangni lëvizjet e panevojshme

E TRISHTË NË POGRADEC/ Humb jetën një i moshuar pasi pësoi infarkt në plazh Aktualitet

E TRISHTË NË POGRADEC/ Humb jetën një i moshuar pasi pësoi infarkt në plazh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT