• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Shpejtësia e Karamoh dhe klasi i Rafinhas, dy “armët” e Spallettit për sprintin final
Home
Futboll

Shpejtësia e Karamoh dhe klasi i Rafinhas, dy “armët” e Spallettit për sprintin final

14 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

“Shpejtësi, driblim dhe aftësi për të ndryshuar ritmin e ndeshjes me lëvizjet e mira”. Kështu u ishte prezantuar Karamoh tifozëve në momentin e transferimit të tij tek Interi në ditën e fundit të merkatos verore.

Dhe, 19-vjeçari francez (me origjinë nga Bregu i Fildishtë) i ardhur nga Kaen, në debutimin e tij si titullar në kampionat pas gjashtë muajsh me më pak se një orë në fushë, e ka mbajtur fjalën. E jo vetëm, bëri më shumë. Një gol fantastik që i dhuroi Spaletit fitoren pas dy muajsh.

JAN, “NJERIU I MASKUAR” – Vodhi skenën e “San Siro”-s, protagonist i rikthimit te suksesi i Interit në kampionat pas një serie prej gjashtë barazimesh e dy humbjesh. Karamoh ishte nxitja që u nevojitej zikaltërve, sprinti i papritur, shpejtësia për të kaluar kundërshtarin.

Karamoh

I shërbente gjallëria e tij këtij Interi që po e vuan tmerrësisht momentin “jo” të Borha Valeros e të Perisiçit, mungesën e rritjes së Vesinos dhe zhdukjen nga radarët të Brozoviçit, që tashmë po bën të flitet më shumë për gjestet e nervozizmit dhe shfryrjet drejt publikut se për veprimet në fushë.

Dhe këtu hyn në lojë Karamoh: zgjidh ndeshjen, feston duke “vendosur” maskën dhe tregon se meriton më shumë hapësirë. “Është goli më i rëndë- sishëm i karrierës sime – tha talenti zikaltër në përfundim të ndeshjes. – Tani në mendjet tona duhet të jetë vetëm Liga e Kampionëve”.

KLAS “BRAZILIAN” – Karamoh me siguri, megjithatë “zgjimin” e Interit, Jan e ndan edhe me Rafinjën, i cili u aktivizua 13 minuta pas pushimit në vend të Brozoviçit të vërshëllyer dhe i dhuroi skuadrës një marsh më shumë.

FC Internazionale v FC Crotone - Serie A

Braziliani, që dje mbushi 25 vjeç (dhe nuk munguan urimet e klubit zikaltër, megjithëse “është i ardhuri i fundit”), ndoshta do ketë një autonomi të limituar, por në fushë ndihet, e jo pak. Është ai që shërben për Karamoh asistin e golit, e përsëri ai nxjerr francezin përpara Mirantes (gabim, këtë radhë, i “baby” sulmuesit). Interi ka nevojë për intuitat e tij, për këmbët “e edukuara”.

EDER – Nota tjetër pozitive ishte Eder, shënues i golit të dytë në po aq ndeshje radhazi si titullar në mungesë të kapitenit Ikardi.

eder

Gjithashtu, rrjeta e italo-brazilianit mban kohën më të shpejtë (vetëm 1 minuta e 31 sekonda) për nga realizimi prej shkurtit 2007 (Adriano i shënonte Kievos pas 43 sekondash). Spaleti e nis nga këtu. Dhe nga kjo fitore, e këto përforcime të mirëpritura, rinis edhe gara “Champions”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trëndafilat e SHEN VALENTINIT/ Tufat e jashtëzakonshme të shqiptarëve që kushtojnë sa qimet e kokës
Previous article Njihuni me modelen më të re të instagramit, si gjithmonë gruan mbajeni larg (FOTO)

Q.Autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë Futboll

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm Futboll

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit Futboll

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT