• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPEJTËSI E LARTË DHE…/ Policia Rrugore bën “namin” me gjoba: Pezullohen 35 leje drejtimi
Home
Aktualitet
Kronikë

SHPEJTËSI E LARTË DHE…/ Policia Rrugore bën “namin” me gjoba: Pezullohen 35 leje drejtimi

12 August, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Policia Rrugore lajmëron se në 24 orët e fundit janë pezulluar 35 leje drejtimi, ndërsa shton se janë proceduar penalisht 9 drejtues të mjeteve.

Po ashtu, Policia Rrugore thotë se është bërë punë në drejtim të arrestimit dhe procedimit të shoferëve që nuk kishin patentë ose që janë kapur të dehur në timon.

Postimi i Policisë Rrugore:

Siguria rrugore🛣️, prioritet i punës së përditshme të Policisë Rrugore 👮♂🚔

Policia Rrugore e Tiranës, kontrolle me radar, për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për sigurinë e jetës në rrugë.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar shpejtësi deri në 183 km/h✈️🛣️ në kulmin e trafikut në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur mbikalimi i Gërdecit.

Njëkohësisht kontrollet kanë vijuar edhe me drager, për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.

Gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 35 leje drejtimi për shpejtësi✈️ mbi normat e lejuara, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe për shkelje të ndryshme, për të cilat në ligj parashikohet masa plotësuese e pezullimit të lejes së drejtimit.

Gjithashtu janë proceduar penalisht 9 drejtues motomjetesh, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Policia Rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, ka vijuar të ushtrojë kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit, që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt apo bëjnë shkelje të tjera që janë burim aksidenti.

Nga verifikimet në terren, gjatë 24 orëve të fundit, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë kapur në kushtet e flagrancës 9 drejtues mjetesh të papajisur me leje drejtimi, si dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të policisë.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit B. K., I. K., R. O dhe T. B.

Si edhe janë proceduar penalisht shtetasit A. R., M. I., S. Z., S. I., G. D. dhe A. S.

Gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 19 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat të lejuara, 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 leje drejtimi për shkelje të ndryshme.

Janë vendosur 88 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 69 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 43 për parakalime të gabuara dhe 18 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Policia Rrugore apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë të numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat, reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKON NJË LOJË FIZIKE DHE SULMUESE/ Bielsa bën merkaton e Leeds, dëshiron ish-mbrojtësin e Juventus...
Previous article E BUJSHME NGA SPANJA/ Pakënaqësi tek Inter, Real Madrid mund të përfitojë për mbrojtësin...

F.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT