• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Shpata e Demokleut mbi kokën e çdo shqiptari”, Vasili përshkruan skenarin e errët për Shqipërinë
Home
Shqipëri

“Shpata e Demokleut mbi kokën e çdo shqiptari”, Vasili përshkruan skenarin e errët për Shqipërinë

30 June, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili me anë të një statusi në Facebook kërkon reflektim të menjëhershëm për situatën ku ndodhet vendi. Ai thotë se sistemi i drejtësisë ka dekapituar, ekonomia është shkatërruar, se mungon dialogu politik, ndërsa janë shtuar trafiqet e krimi. Përpara shqiptarëve thotë Vasili rri si shpata e Demokleut një qorrsokak i errët, ndërsa pyetja e vetme që ka është: Ku shkojmë?

Ku shkojme???
Shqiperia po perballet sot me destrukturimin institucional me te rende dhe me te rrezikshem te saj gjate gjithe pluralizmit.
Dekapitimi i sistemit te drejtesise,pa gjykate kushtetuese,pa gjykate te larte dhe pa ngritjen e qeverisjes se te gjyqesorit pa KLGJ,pa KLP,pa Inspektorin e larte te drejtesise dhe pa KED.
Kaosi ekonomik eshte shkaterrimtar,sepse nuk ka model ekonomik se ku shkon vendi,sepse koncesionet dhe pastrimi i parase kane zaptuar ekonomine,sepse borxhi publik eshte teresisht jashte kontrollit,sepse investimet e huaja mungojne teresisht,ku bisneset shqiptare investojne qindra milion euro jashte vendit dhe sepse bisnesi i vogel po shkon drejt asgjesimit.
Dialogu politik eshte zevendesuar nga qeveria me mekanizmin e shitblerjes se votave qofte ne zgjedhje qofte pas tyre.
Klima sociale e grabitjes se prones dhe e te drejtave baze te qytetareve eshte bere shperthyese.
Trafiqet dhe krimi i organizuar jane sot ato qe mbajne peng integrimin europian.
Emigracioni tragjik dhe largimi masiv i shqiptareve kane marre nje dimension te frikshem, qe ka tronditur edhe identitetin kombetar te vendit.
Sistemet sociale bazike si shendetesia dhe arsimi jane bere sot nje peshe qe po ja thyen shpatullat shqiptareve ne vend se te jene amortizatore te tyre dhe te ekonomise familjare te tyre.
E sotmja dhe e ardhmja e vendit jane me te rrezikuara dhe me te tronditura se kurre me pare.
Ku shkojme?
Moshapja e negociatave per anetaresim ne BE dhe shtyrja e tyre me nje barre kushtesh, qe reflektojne kaosin politiko shoqeror te vendit dhe ne nje moment ku paqartesia e vete Europes eshte me e madhe se kurre bejne qe pyetja: Ku shkojme?, te qendrohe si shpata e Demokleut mbi koken e cdo shqiptari.
Ku shkojme?
Sot i qarte eshte vetem qorrsokaku i erret qe kemi perballe.
Zgjidhjet 24 oreshe propagandistike te qeverise per te shtyre vetem disa dite dhe jave jane vetem thellimi pa kthim drejt skenareve akoma me te erret te nje shperthimi social shkaterrimtar te paevitueshem qe nuk do te kursente kerkend.
Ku shkojme?
Ose reflektohet sot ose neser do te jete shume shume vone.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRAT/ Artistët në protestë, letër krerëve të shtetit: Teatri të rikonstruktohet
Previous article Super skedina për sot, ja si ti luani ndeshjet e Botërorit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PROTESTA PO PËRDORET PËR INTERESA TË TJERA"/ Rama publikon mesazhin e “armikut politik” Politikë

"PROTESTA PO PËRDORET PËR INTERESA TË TJERA"/ Rama publikon mesazhin e “armikut politik”

VIYITA NË FRANCË/ Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysee Politikë

VIYITA NË FRANCË/ Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysee

TË MARTËN PROVIMI I FUNDIT I MATURËS SHTETËRORE/ Ministrja e Arsimit: Respektoni rregullat, 29 nxënës të përjashtuar gjatë tre provimeve të para Politikë

TË MARTËN PROVIMI I FUNDIT I MATURËS SHTETËRORE/ Ministrja e Arsimit: Respektoni rregullat, 29 nxënës të përjashtuar gjatë tre provimeve të para

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT