• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ndjekje si në filma nga Kashari në mbikalimin e Fushë Krujës, kapet 27-vjeçari, kurse shoku i tij… (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

Ndjekje si në filma nga Kashari në mbikalimin e Fushë Krujës, kapet 27-vjeçari, kurse shoku i tij… (EMRI)

18 February, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Kronikë

Policia ka vene ne pranga sot nje 27-vjecar i cili eshte autori i nje plagosje qe ka ndodhur te premten në rrugën “Azem Meshi” në bashkëpunim me shtetasin T. Ll., 24 vjeç banues në Kashar, ku pas një konflikti të çastit kanë kanosur dhe plagosur lehtë me mjete të forta shtetasin A. D dhe janë larguar nga vendngjarja.

NJOFTIMI

Arrestohet një shtetas, si dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” ”Kanosja”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Moskallzimi i krimit” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr 6 arrestuan shtetasin:

Gazmend Osmani, 27 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe shpallën në kërkim shtetasin :

T.Ll., 24 vjeç, banues në Kashar.

Shtetasi Gazmend Osmani ishte shpallur në kërkim nga shërbimet e policisë pasi, me datë 16.02.2018 rreth orës 11:00, në rrugën “Azem Meshi” në bashkëpunim me shtetasin T. Ll., 24 vjeç banues në Kashar, pas një konflikti të çastit kanë kanosur dhe plagosur lehtë me mjete të forta shtetasin A. D dhe janë larguar nga vendngjarja.

Në vijim të punës, për kapjen e tyre , më datë 17.02.2018 shërbimet e policisë kanë konstatuar në Kashar mjetin me targë AA 064 NZ që drejtohej nga shtetasi Gazmend Osmani.

Punonjësit e Policisë i kanë bërë shenjë të ndalojë, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar duke u larguar me shpejtësi.

Shërbimet e Policisë janë venë në ndjekje të këtij mjetit, ku në afërsi të mbikalimit të Fushë Krujës kanë bërë të mundur bllokimin e mjetit si dhe kapjen e shtetasit Gazmend Osmani, i cili drejtonte mjetin.

Ndërsa shtetasi T.Ll., 24 vjeç, banues në Kashar, që udhëtonte si pasagjer me të , njëkohësisht edhe bashkëpuntor i ngjarjes së ndodhur më datë 16.02.2018, ka mundur të largohet dhe është shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

• dy maska dhe një karikatore arme zjarri pistoletë me pesë fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të “Plagosja e lehtë me dashje” ”Kanosja”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit “Moskallzimi i krimit” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga nenet ,89,84,278/2 ,300 dhe 242 -25 të Kodit Penal. /Panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Formacionet zyrtare: Napoli – SPAL
Previous article Higuain tremb Juven, dëmtohet në derbi

Redaktor2

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT